I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Kostandin Feshti
Tirana po shndërrohet në një metropol të vërtetë dita-ditës. Me një dyndje të tejskajshme turistësh nga nacionalitete të ndryshme të botës, ti mund t’i hasësh ata në çdo monument kulture, nëpër restorante tradicionale e bare interesante. Duke ndodhur kjo dhe ne vetë sikur çmallemi me idenë e të udhëtuarit pasi vijnë vetë vendet tek ne nëpërmjet vizitorëve në kryeqytetin tonë ( logjikë e çuditshme, por më besoni që funksionon ). Por, nganjëherë, dëshira për të ndryshuar ambient është më e fortë se ne, ndaj, për rastet e tilla kemi vendosur të ndajmë me ju një “hile” shumë efikase, të lezetshme dhe mbi të gjitha, jo shumë të kushtueshme: Italia ( qoftë dhe një destinacion tjetër i afërt ) për një ditë.
Fotografia: @ninifeshti
Unë, bashkë me një mikeshë shumë të ngushtë timen vendosëm ta provonim këtë idenë sa interesante, aq dhe lodhëse në mendim, por që rezultoi e suksesshme. Destinacioni: Milano. E mira e udhëtimit tonë ishte se ne të dy Milanon nuk po e përjetonim për herë të parë, ndaj kureshtja kundrejt disa lokacioneve të bëra bashkë nuk ishte prezente ( ky është një bonus shumë i madh për ta shijuar udhëtimin e shkurtër në maksimum ). Për ne kjo përvojë kishte një qëllim të vetëm: Kalimi ndryshe i një dite pushimi dhe ndërrimi i ambientit për pak orë. Në teori kur e thua tingëllon si diçka e parealizueshme, shumë impenjative, tepër e shtrenjtë, por e vërteta është se nuk është aspak e tillë. Me biletat “low-cost” të linjave të ndryshme ajore që operojnë nga aeroporti i Tiranës, vendet si Italia, Greqia, Serbia, Bullgaria janë afruar akoma dhe më shumë. Fluturimet direkte nuk e kalojnë kohëzgjatjen e 95 minutave dhe biletat nisin që nga 18€. Fluturimi drejt Milanos kushton 40€ vajtje-ardhje. Me nisje në orën 6:00 të mëngjesit dhe me kthim në 23:30 të darkës, nëse orët llogariten dhe projektohen siç duhet, janë mëse të mjaftueshme.
Mbërritja:
Nëse avioni nuk ka vonesa, në Milano arrihet rreth ores 7:30 të mëngjesit. Menjëherë brenda aeroportit të Malpensës merret treni drejt Stacionit Qendror të Milanos. Një udhëtim i cili zgjat vetëm 1 orë dhe ka një kosto prej 18€. Me të arritur në Stacionin Qendror, ora do të jetë 10:00 – 10:30, në disa dalje të tij gjenden disa stacione metrosh, të cilat ju çojnë në pak minuta ku ju doni. Bileta mesatare e një udhëtimi me metro, për person, është vetëm 2,40€ ( brenda çmimit përfshihen dhe rrugët që mund të kenë ndërrime trenash brenda stacionit ).
Fotografia: @ninifeshti
Dita:
Shfytëzimi i ditës është totalisht individual. Ajo çfarë ne vendosëm të bënim ishte tepër e thjeshtë dhe jo e lodhshme. Me të arritur në Duomo nëpërmjet metrosë nga “Stazione Centrale”, vendosëm të pinim një kafe në anë të Katedrales, rruga “Vittorio Emanuele II”. Baret janë të shumtë dhe një mori e tyre shërbejnë sigurisht dhe ëmbëlsira, “dolci mattutini” ( ëmbëlsirat e mëngjesit ). Më pas mund të vazhdoni të shihni nëpër dyqanet e pafundëm, pjesë e po të njëjtës rrugë ose të vizitoni ata pak më bashkëkohor në rrugën “Venezia”. Për një eksperiencë shopping-u akoma dhe më luksoze, rrugët tuaja do të ishin “Giacomo Matteotti”, “Monte Napoleone” dhe “Sant’ Andrea”. Aspak larg rrugës “Venezia” ndodhet dhe një vilë shumë e bukur, e cila shërben si një muze, “Villa Necchi Campiglio”. Një vilë me një arkitekturë klasike, mobilje të rënda dhe ambinte, të cilat të transportojnë në një periudhë tjetër. “Palazzo Reale”, Pallati Mbretëror i Milano-s është ngjitur Katedrales në Duomo, një godinë brenda të cilës shpesh mund të gjehen ekspozita të ndryshme dhe ture që ia vlejnë për t’iu bashkuar. Në të njëjtën kohë, si vila “Necchi”, ashtu dhe Kolonat e San Lorenzo-s nuk janë larg qendrës, një tjetër pikë kulturore tepër interesante, bashkë me Bazilikën me të njëjtin emër që gjendet përballe Kolonave.
Pas disa orëve të kaluara nëpër monumente dhe dyqane me siguri do t’iu ketë marrë uria. Resorantet si “Sant Ambroeus”, “Cova”, “Dal Bolognese”, “Penelope a Casa”, “Maio”, “Rubacuori” janë alternativat e mija që do rekomandoja menjëherë për një drekë elegante, jo të rëndë, me ushqim të mirë dhe në lokacione të bukura. Por dhe vendet si “Five Guys” për një burger të bollshëm ose “Luini” për panine klasike italiane, pinza e “panzerotti”, do ju kënaqnin gjithashtu.
Fotografia: @ninifeshti
Pas drekës vizitohet për fotot e famshme Galeria “Vittorio Emanuele II”. E mbas rrotullimit nën çatinë e saj duke shprehur një dëshirë, “Rinascente” është ndalesa juaj e parafundit. Qendra komerciale në zemër të Duomo-s është e mbushur me dizenjatorë e brande veshjesh e aksesorësh, nga më të veçantët e modernët e deri tek ato më klasiket e të shtrenjtat. Kate dedikuar make up-it, parfumeve dhe kujdesit ndaj lëkurës. Seksione për bizhuteritë. Objekte për shtëpinë tuaj e plot hapësira të tjera, në të cilat ju të shpenzoni dhe disa orë të tjera. Ndalesa e fundit nuk është larg, është lart. E kam fjalën për katin e fundit të qendrës, i cili ofron disa alternativa baresh, në të cilat të uleni për një aperitiv me pamje nga Duomo dhe Katedralja e të largoheni të plotësuar nga qendra e Milanos.
Kthimi:
Unë do t’iu rekomandoja që nëse keni bërë blerje ( ndodhi e paevitueshme kjo ) dhe doni të merrni “tax free”-në, në aeroport të jeni 3 orë para, pasi rradhave dhe fluksit nuk i dihet kurrë. Rruga është po e njëjta: Duomo – Metro; Metro – Stacioni Qendror; Stacioni Qendror – Aeroport. Llogarisni se 100€ ( përfshirë biletën e avionit ) do të harxhohen për rrugët dhe mjetet e udhëtimit, më pas, shpenzimi në qytet bëhet sipas dëshirës e xhepit, pasi alternativat nuk mungojnë aspak. Në aeroport, nëse do të keni akoma kohë, mund të konsumoni një vakt të lehtë para nisjes tek “Wagamama”, e rekomandoj, një përqafim i ngrohtë aziatik për stomakun tuaj.
Fotografia: @ninifeshti
Kur e lexoni e filloni ta imagjinoni, mos t’iu duket shumë e pamundur dhe ta realizoni, pasi kostot nuk do jenë me domosdo eksponencialisht të hiperbolizuara nga një vajtje në një qytet tjetër të Shqipërisë, konsideruar rrugët, trafikun rrugor dhe atë njerëzor ( efekti kohë ), mbushja dhe rimbushja e makinës me gaz e benzinë ( efekti monetar ), gjetja e një restoranti të mirë për të konsumuar ushqim e kështu me rradhë. Ndaj, kur t’iu marrë malli për pak udhëtim e do doni të bëni diçka ndryshe, merrni një avion e kaloni disa orë diku tjetër, do t’ju bëjë mirë.
Dhe diçka: Sigurohuni të keni fjetur mirë para këtij udhëtimi, thjesht që ta shijoni në maksimum, ndryshe lodhja do të jetë e pashmangshme.
Udhëtim të këndshëm!
Kostoja Ditore: 150€
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...