I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Nga: Kostandin Feshti
Kryeredaktore: Santana Çomora
Dizajni: Aldo Beshiri
Fotografia: Renato Hyselli
Vendndodhja: Prive Wellness
Bukuria estetike dhe kujdesi ndaj saj nuk janë koncepte të panjohura për një pjesë të mirë të popullit tonë, veçanërisht vitet e fundit, në të cilat eksperimentimi me pamjen ka filluar të
bëhet dhe më i pranishëm, ashtu si dhe rritja e numrit të profesionistëve, të cilët i bashkohen industrisë ditë pas dite.
Por, me kalimin e kohës dhe infomacionit që është prezent çdo moment e më shumë, të gjithë kemi kuptuar se të jesh i/e bukur
nuk do të thotë vetëm të dukesh mirë. Për të qenë i/e tillë, mbi të gjitha duhet të
ndihesh mirë. Të kujdesesh për brendinë e trupit tënd, po aq sa për fasadën e tij.
Këtu hyjnë në lojë ato, qendrat relativisht të reja, ndryshe të klasifikuara dhe si
klinika “Wellness”, një term, i cili në mënyrë perfekte përkthehet në shqip me
fjalën: “Mirëqenie”. Hapësira dedikuar tërësisht kujdesit dhe mirëmbajtjes
së trupit duke nisur nga brenda tij, me efekte të dallueshme dhe jashtë,
menjëherë mbas mbarimit të trajtimeve, të cilët kanë mundësi të panumërta e efekte nga më të ndryshmet.
Shumë do të thonë se duket si një trend dhe ndoshta për momentin mund të jetë, ku ke
disa sipërmarrës, veçanërisht zonja e zonjusha, të cilat po i lançojnë në Tiranën gumëzhuese këto vendndodhje të nevojshme relaksi, por unë, si rrallë herë, do e quaja një ndodhi të mirë që një trend po ndiqet, sidomos kur benefitet e tij i bëjnë
njerëzit të ndihen të shëndetshëm e me plot energji në trupin e tyre. Një nga këto vajza ambicioze dhe mbushur me dëshirë për të kontribuar në “Mirëqenie”-n e njerëzve është dhe Fiona Pavli, relativisht e re në moshë, por me një bagazh e nuhatje për atë çfarë
me të vërtetë dikujt mund t’i duhet, kjo falë dhe edukimit të marrë nga e ëma, znj.Migena Pustina, një ndër sipërmarrëset më të hershme për sa i përket industrisë së të bukurës dhe “wellness”-it në vendin tonë. Hapësira e tyre, e stacionuar në zemër të Tiranës, “PRIVE Wellness”, është një oaz qetësie, në të cilin çdokush mund të marrë shërbimin që i nevojitet, nga ai më “i thjeshti” në teori, e deri tek ai që depërton
deri në mendje, duke e larguar atë për disa çaste nga zhurma e kaosi i përditshmërisë
sonë.
Për ta bërë këtë gjë duhet një edukim i mirë i klientelës potenciale, për t’ia shpjeguar njerëzve skeptikë se këto trajtime e aparatura me të vërtetë bëjnë ndryshimin tek ju e se janë po aq efikase sa thuhet të jenë. Fiona këtë nuk lodhet duke e bërë. Si në rrjete sociale, ambiente shoqërore apo pune, është e etur për t’i bërë prezantimin e duhur asaj që ajo është duke u munduar ta çoj përpara sa më larg e në mënyrë sa më
organike. Kur e vizitova pranë ambientit të saj të punës, e ku pata kënaqësinë të njihem personalisht dhe me mamanë e saj, kuptova me të vërtetë seç do të thotë t’i dedikosh vetes tënde kohë. Jo vetëm për të krehur flokët, për t’i pasur thonjtë me dizajnin më
unik të mundshëm, për të bërë pastrime fytyre apo trajtime me kremra nga më të
panjohurit për ne. Nuk ka asgjë të keqe me këto, përkundrazi, por as floku, as thonjtë e as lëkura jonë nuk do të kenë mundësi për t’u trajtuar e mirëmbajtur, nëse ne nuk e nisim trajtimin nga brenda. Më shpjeguan disa aparatura e më drejtuan në disa dhoma. “Krevate” pluskues në të cilat ti humb gravitetin, një humbje e cila eliminon ngacmimet e jashtme e të vendos në një gjendje relaksi total.
Kombinimi i këtij trajtimi dhe me “Presoterapinë”, një masazhim i lokalizuar në pjesën cervikale duke stimuluar një sërë reagimesh pozitive në trup. “Pluskimi i thatë” dhe qëndrimi i trupit në këtë gjendje si pasojë e mbajtjes nga 400 litra ujë të ngrohtë, janë të gjitha trajtime në dukje “aspak të ndërlikuara”, por që iniciojnë një numër të konsiderueshëm procesesh në organizmin tonë.
Trajtime, të cilat e kthejnë një S.P.A normale, në një ambient dedikuar “Longevity”, koncepti i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë tuaj e përmirësimin e cilësisë së jetesës, në një botë e kohë, e cila ritmet i ka më të shpejta seç mund të përballohennganjëherë. Një vizitë kjo, e cila më shtyu të mendoj e të kuptoj sesa e aksesueshme është bërë sot mundësia për të pasur një energjizim e një “restart” të trupit nga e para.
Fiona më shprehu se interesi nuk është i vogël, madje ka klientë të cilët vijnë dhe të mirë-informuar për atë se çfarë kanë nevojë e kërkojnë të bëjnë. Në botë kjo lloj përkujdesje e vëmendje ndaj kësaj industrie është “e vjetër” mund të themi, me një prezencë sociale e mediatike, e cila ta tërheq vëmendjen, do apo nuk do ti. Fenomen që ka ndodhur dhe me ne këtu në Shqipëri, e që ka ngritur kuriozitetin për të zbuluar më
shumë dhe pse jo për të provuar e diçka të re. Gjithashtu, as inkurajimi nga profesionistë të fushës së shëndetit nuk mungon, duke i dhënë një kredibilitet akoma dhe më të madh këtij koncepti, i cili është një pjesë e “puzzle”-it të kujdesit ndaj vetes, ndër shumë shërbime të tjera, të cilat po e kthejnë Tiranën në një destinacion “të nxehtë” në rajonin tonë, me një numër të madh të huajsh që e konsiderojnë kryeqytetin tonë si vendin “ideal” për të kryer shërbimet e përkujdesit vetjak. Ndaj, mesazhi jo vetëm i Fiona Pavlit të “Prive Wellness” apo i imi, por i të gjithë atyre që i kushtojnë përditshmërinë dhe jetën krijimit e gjetjeve të alternativave të ndryshme për rritjen e cilësisë së jetës tuaj dhe zgjatjen në kohë të saj, është i thjeshtë: “Dëgjojeni trupin tuaj kur ai do të pushojë. Trajtojeni".
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...