Personazh / 18 Korrik 2024, 17:36

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet në panairin e Gjenevës në vitin 2025

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

Kjo është një histori frymëzuese për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre me pasion dhe vendosmëri, me punë dhe përkushtim, dhe që mund të kalojnë përtej kufijve shqiptarë e më larg. 

Eshtë historia e Marin Sherës, një inxhinier shqiptar, i cili vitin e ardhshëm pritet të prezantojë super makinën e tij në panairin e Gjenevës.

I riu nga Tirana, la vendin dhe shtëpinë kur ishte 18 vjeç, për t’u nisur në kërkim të vendit ideal që do t’i jepte ‘jetë’ ideve të tij.

Ai ndoqi studimet për Inxhinieri Strukturash në Gjermani, vend në të cilin jeton prej vitesh. Falë punës së palodhur,  tashmë, ai dhe vëllai i tij kanë realizuar atë që prej kohësh kanë dashur. Së bashku arritën të ndërtojnë makinën e tyre të parë, që pritet të prezantohet në panairin e Gjenevës në vitin 2025.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

Në një intervistë ekskluzive për LIVING, Shera ka treguar më shumë detaje rreth punës së tyre 10 vjeçare, që pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm në industrinë e makinave.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

“Prej shumë vitesh kam një projekt ambicioz bashkë me tim vëlla i cili është arktitekt dhe dizenjator industrial. Ai ka projektuar disa objekte të famshme në Gjermaninë Jugore si ura dhe projekte të tjera të design-it industrial; makina, motorë, biçikleta dhe makina fluturuese (dron).

Super makina që ne kemi krijuar do të jetë hybrid me një motor v8 the 3 motorë elektrik, të cilët të kombinuar së bashku arrijnë në 3200 hp.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

Ajo është e ndërtuar plotësisht nga fibra karboni dhe titan i printuar 3D, me teknologjinë më të avancuar në treg. Realizimi i prototipit të parë u fillua në Tiranë në vitin 2016, në formën e saj më të thjeshtë”, u shpreh Marini.

Teksa tregoi për planet konkrete të projektit të tyre, Inxhinieri zbuloi për LIVING se aktualisht ka vazhduar ndërtimi i mirëfilltë i super makinës.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

“Tashmë ka vazhduar ndërtimi i mirëfilltë i super makinës në bashkëpunim me disa kompani gjermane dhe shqiptare. Synohet prezantimi i saj në panairin e Gjenevës 2025, që do të zhvillohet në Qatar pranë markave më të njohura në industrinë e super makinave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @sivuon__vehicles

Përveç performancës së skajshme, makina do të jetë e dizenjuar në përpikmëri ku çdo detaj do shfaqë pasionin me të cilën ajo është ndërtuar”, vijoi ai.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

Marin Shera, me synimet e qarta në atë çfarë dëshiron të arrijë, shtoi se puna e dy vëllezërve nuk do të mbyllet këtu. Brand-i i tyre do të prodhojë edhe Motorë, Campera, Jachte, etj., projektimi i të cilëve ka filluar prej kohesh.

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

“Sot ne jemi në bashkëpunim me firma inovative në Munich për krijimin e motorëve elektrik, qëdo të arrijnë shpejtësinë 600 km/h”, thekson Marini./Living

Marin Shera ndërton super makinën e tij të parë; Prezantohet

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @sivuon__vehicles

Horoskop