Turizmi / 2 Janar 2025, 11:41

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për një eksperiencë të paharrueshme pas Vitit të Ri

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Nga Denada Nako

Dimër dhe pas festave të fundvitit sikur nuk duket edhe kombinimi më i mirë, apo jo? Për këtë arsye kam vendosur që t’ju dërgoj në disa vende super të bukura për t’i vizituar së bashku me miqtë tuaj. Le të zbulojmë më poshtë se cilat vende kam zgjedhur për këtë dimër.

1.      Libohovë.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Në fakt kur kam vënë këmbë për herë të parë në Libohovë jam mrekulluar. Vendosur në krahinën e Zagorisë në Gjirokastër, Libohova në fakt është “këmba” e malit BURETO. Pamjet e luginës së Drinos do ju falin gjatë rrugës një mini film fantastik. Ushqimi, bujaria, ëmbëlsia dhe mikpritja e vendasve do ju bëjnë që sigurisht të riktheheni aty.

2.      Këlcyrë.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Duke nisur nga Dragoti dhe duke përfunduar në Mezhgoran, pamjet e rrugës që të shpien në Këlcyrë do t’ju mahnisin shqisat. Një vizitë në grykën e Këlcyrës, në Sarajet e Ali Bej Këlcyrës, një darkë buzë Vjosës me një gotë verë dhe ushqimet e zonës, do t’a bënin një mbrëmje dimri thjesht të paharrueshme.

3.      Dukat.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Vlora në fakt nuk mungon kurrë në fundjavat e mia, e sidomos me fshatrat e saj të bukur. Këtë herë kam zgjedhur Dukatin, që shtrihet buzë Karaburunit, i përshtatur në sinkron perfekt mes malit e detit. Pamja që do ju shfaq më poshtë do t’ju bëjë të ngiheni nga divani dhe t’a vizitoni sa më shpejt me miqtë tuaj. E ku ka më bukur sesa të kesh ushqim të mirë, mal dhe det pranë?

4.      Tragjas.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Epo le të mbetemi sërish në Vlorën e bukur, por këtë herë duke ndjekur rrugën e re të By Pass. Natyra e mrekullueshme e ka pikturuar atë vend dhe kur të shkoni do të gjeni paqen e munguar, aromën e fshatit, rikthimin në fëmijëri, tokën e punuar bukur dhe mbi të gjitha ushqimin e shijshëm.

5.      Karavasta.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Laguna madhështore ku vallëzojnë flamingot rozë do ju mrekullojë dhe do ju përmirësojë ditën. Divjaka në fakt është një nga ato vende që shkohet lehtë, kalohet një fundjavë e veçantë dhe mbi të gjitha gjen shumëllojshmëri gatimesh, me bazë mishi apo peshku. Mos harroni të bëni një xhiro nga pylli me pisha, e sigurisht më falenderoni më vonë për oksigjenin që mushkria juaj do të absorbojë.

6.      Hekal.

Destinacione dimërore në jugun e Shqipërisë, për

Në Mallakastër ka fshatra shumë të bukur, që në fakt i kam vizituar pothuajse të gjithë, por këtë herë vendosa të përzgjedh Hekalin. Të them të drejtën është një ndërthurje e bukur mes natyrës së Toskanës në Itali dhe jugut tonë. Mos harroni të vizitoni agroturizmet pranë dhe sigurisht të ngjiteni deri në qytetin e vjetër të Bylisit. Pamja do ju mahnisë, jua siguroj!

7.      Poçemi. Ky fshat kaq i bukur, i njohur edhe për agroturizmet e tij, ndodhet shumë pranë qytetit të Fierit, në kufi me Mallakastrën. Është mëkat të mos e vizitosh, dhe më besoni, nuk do zhgënjeheni. Kultura kulinare e kësaj zone dhe bukuria natyrore buzë Vjosës ja vlen jo vetëm të vizitohet, por edhe të rivizitohet.