Turizmi / 3 Shkurt 2025, 12:57

My Albania, pika më e bukur e takimit midis turistëve dhe bizneseve

My Albania, pika më e bukur e takimit midis turistëve dhe bizneseve

Në vendin ku secila stinë ka pamje të mrekullueshme dhe ku çdo kohë të ofron diçka për të bërë, My Albania është aty si një udhërrëfyese për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme. My Albania është platforma online kushtuar tërësisht turizmit të bukur e të pashoq shqiptar. 

Emanuel Kucaj është vizionari që qëndron pas @myalbania. Ai krijoi këtë mundësi për të promovuar turizmin, traditën dhe kulturën shqiptare, që për fat të mirë është kaq shumë e lakmuar ditët e sotme nga vizitorët e huaj. Por, nuk është mjaftuar me kaq, pasi faqja e tij ka shërbyer edhe si një urë për përfshirjen e turistëve, që herë pas here dërgojnë video të realizuara nga vetë ata.

My Albania është një platformë që gëzon plotë 8 vite në treg dhe sot numëron një sukses të jashtëzakonshëm. Këtë e tregon puna që po shihni në këtë artikull, e cila është vetëm një pjesë e asaj në tërësi. Video të shumta të krijuara dhe edituara nga stafi i tyre kontribuojnë çdo ditë për ta promovuar Shqipërinë në çdo vend të botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albania Tourism ???????? (@myalbania_al)

Disa nga nismat dhe programet e My Albania:

*Çdo vit realizojnë një Poll për 10 plazhet më të bukura që duhen vizituar në verë.

*Prezantohen kostumet popullore të çdo zone së bashku me informacionet përkatëse.

*Pyetje interesante lidhur me emërtimet e fjalëve, sendeve, bimëve apo kafshëve në bazë të dialektit.

*”Quiz”-e se sa mirë i njohin njerëzit speciet shqiptare.

*Dhe e fundit, por ndoshta më e rëndësishmja në My Albania mund të promovoni çdo biznes që lidhet me turizmin.

Së shpejti kjo platformë nuk do të jetë vetëm në Instagram, por planifikon edhe pasjen e një website të posaçëm, ku lehtësisht mund të gjeni informacione për vendet e Shqipërisë, apo ku mund të bëni rezervime të ndryshme për qëndrim dhe argëtim.