Për të gjithë ju që nuk e ndoqët, çfarë ndodhi mbrëmë në Ferma Vip3! Kush u shpall finalistja e parë
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...

Emocionet nuk janë asnjëherë shkak për sëmundje. Ato mund të jenë vetëm nxitës që shkaktojnë stres në gjëndrat mbiveshkore, të cilat çlirojnë adrenalinë gërryese dhe na ulin imunitetin. Kur kjo ndodh rregullisht, mund të krijohen kushtet për probleme shëndetësore, nëse kemi edhe ndonjë cenueshmëri të fshehur për shkak të ndonjë elementi problematik të përmendur në këtë kapitull.
Për shkak të këtij faktori të sistemit imunitar, kur në organizmin tonë çlirohet në mënyrë të përsëritur dhe për një kohë të gjatë adrenalina e tepërt, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si e përballojmë një situatë virale. Sërish ju kujtoj se nuk janë përvojat emocionale shkaku pse sëmureni. Ndonjëherë gjendemi në situata të vështira ose të detyruar të marrim vendime që nuk janë në të mirën tonë për shkak të mungesës së mbështetjes ose të burimeve, dhe shpesh nuk mund të ruhemi ndaj këtyre traumave, por nuk është e thënë që ato të na shfuqizojnë. Mund ta kthejmë situatën në favorin tonë duke u kujdesur për shëndetin dhe duke e fuqizuar vetë përmes protokolleve të pastrimit.
Cilat janë kimikatet problematike ushqimore:
• Aspartam dhe ëmbëltues
artificialë
• Acid citrik
• Formaldehid
• Glutamat monosodiumi (MSG)
• Aromatizues natyralë dhe
artificialë
• Maja ushqimore
• Konservues
• Ekspozim ndaj alkoolit
• Precipitime të kontaminuara me
gjurmë kimikatesh
Shkëputur nga libri "Pastrohu Që Të Shërohesh" nga botimet Living!
View this post on Instagram
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...
Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet...
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...