Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

NGA: GENTIAN MINGA
KRYEREDAKTORE: SANTANA ÇOMORA
REDAKTORE: ETLEVA ÇEPELE
FOTOGRAFIA: ENDRIT MËRTIRI
FASHION EDITOR: NIKO KOMANI
GRIMI: HENRI GJATA
FLOKËT: FLORI HAIRSTYLE
EDITORE: XHOIA DUMI
DESIGN & LAYOUT: EDI BUJARI

Është një ditë mesqershori dhe në “Ferma VIP” bën nxehtë. Jo vetëm sepse temperaturat kanë shkuar mbi 30 gradë celsius, por edhe sepse po afron finalja. Gjakrat janë ndezur, çka duket edhe nga reagimet në rrjetet sociale. Emocionet dhe ethet nuk kanë mbërthyer vetëm fermerët, por edhe bejleren, Luana Vjollcën. Po këto ethe janë ndryshe nga ato të pak muajve më parë, kur nisi kjo aventurë. Janë më tepër ethe lumturie në fund të një udhëtimi të bukur, i cili erdhi në një moment kur asnjë projekt tjetër nuk ia mbushte syrin.

Kishte disa alternativa në tryezë dhe thuajse e kishte marrë një vendim për një projekt që nuk e frymëzonte dhe as e sfidonte, si natyrë që kërkon përherë sfida të reja. Me “Fermën” ra menjëherë në dashuri dhe tha me gjithë shpirt “po”. “Me ‘Fermën’ ndodhi diçka interesante, - kujton Luana. - Kur m’u bë propozimi mendova menjëherë se ishte oferta e duhur në atë moment. Nuk më mungon intuita për të kuptuar në çast nëse diçka ia vlen apo jo dhe ndjeva se kjo ishte sfida e re që po kërkoja prej kohësh. Si natyrë më pëlqejnë projektet sfiduese, më bëjnë të ndihem e gjallë dhe ta jetoj me emocion çdo ditë.”

Emocione më se të dukshme çdo herë që shfaqet në ekranin e Vizion Plus. Në fakt, grintën dhe entu ziazmin për televizionin Luana e ka pasur që ditën
e parë që nisi këtë rrugëtim. Më kujtohen fillimet e saj. Mua më kanë lënë mbresa, sepse kam qenë gazetari i parë që jo thjesht e ka intervistuar, por së bashku me velinën tjetër, Livian, i kam nxjerrë dhe në kopertinën e “Intervistës”, gazetës më të shitur të fundjavës asokohe. Rreth 17 vjet më parë. Edhe pse vetëm 16 vjeçe, Luana e dinte mirë se çfarë po bënte. Dha një intervistë interesante. Pozoi si modele përpara aparatit fotografik. Gazeta “Intervista” atë numër ka shkuar për së dyti në print brenda javës. Që atëherë i lexohej në sy natyra e vendosur, ambicioze dhe dëshira për t’i bërë vetes një vend në botën e televizionit. Dhe ia doli. Nuk do të kalonte shumë kohë para se të shndërrohej në sensacion, një nga moderatoret dhe autoret më të suksesshme të emisioneve prime time në ekranet kombëtare. Ndalesa e radhës, “Ferma VIP”, përvojë që po e sfidon, por dhe e argëton.

“Ishte pikërisht momenti për t’u sprovuar në një format tjetër televiziv”, - shprehet ajo. Për Luanën, t’ia nisësh nga e para është dhuratë. Një mundësi për t’u rritur, për t’u zhvilluar. Sidomos nëse aty ku je nuk ke hapësirë të rritesh mëtej. Qoftë në lidhje, në punë, apo në çdo aspekt të jetës. “Njeriu e kupton kur një stad i caktuar i jetës është ezauruar dhe nuk mund të shkojë më tej. E në kësi rastesh, unë zgjedh gjithmonë t’ia nis nga e para”, - thotë Luana. Si dikush që po bën një ndryshim rrënjësor në karrierë e po ia nis edhe vetë nga e para, i kam parasysh pasiguritë, dyshimet dhe frikën e së panjohurës, ndaj ajo që
do të thoshte Luana më pas, më ngrohu. “Sido që të shkojë, dalim të fituar: nëse ndryshimi del për mirë, rritemi, nëse dështojmë, prapë fitojmë, sepse
mësojmë nga gabimet dhe pa gabime nuk zhvillohemi dot.

Në FERMËN e Luanës
“Ferma” e Luanës i ka të gjitha kafshët: tigrat e egër që sulmojnë, mjellmat e bukura dhe elegante, ka meleonët që ndryshojnë sipas rastit, macet lojcake,
gjarpërinjtë helmues, arushët gjumashë, hienat. Sigurisht, nuk mungon mbretëresha e “Fermës”, luanesha, e cila, sado e egër, e rrezikshme dhe me të papritura të jetë “Ferma”, gjithmonë ia del. Të kuptohemi, t’ia dalësh nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kesh guxim, të luftosh dhe të dalësh mbi frikën.
Shqetësimi më i madh qëndron te fakti se formati i “Fermës” është diçka e panjohur për të. Ndonëse përvoja me reality show-t nuk i mungon dhe sapo ka lënë pas një sezon të suksesshëm të një reality, sfida mbetej se ky format kishte të bënte edhe me fshatin. “Mbaj mend vetëm një moment kur kam qenë e vogël, që shkoja në fshat te gjyshja nga ana e mamit. Kam kujtime të ëmbla, të bukura nga fshati, por të zbehta”, - tregon. Megjithatë, edhe pse këtë format e drejton nga studioja dhe jo nga ferma, sërish arrin ta marrë energjinë që vjen nga toka dhe natyra. Falë natyrës lojcake e batutave, arrin të shkrihet natyrshëm me realitetet që jeta në fshat e fermerëve sjell edhe në skenën nga ku mbahet drejtpërdrejt spektakli.

Edhe pse një reality show si “Ferma” ka përmasa gjigante, gjithçka bëhet më e lehtë kur ke një sistem mbështetës dhe staf profesionist për të përballuar ngarkesën. Ndryshe nga projektet e mëparshme, kur Luana është kujdesur vetë për gjithçka, nga fillimi deri në fund, te “Ferma” nuk është autore. Për këtë spektakël punon një grup i madh profesionistësh. Autorë, kryeredaktorë, redaktorë, producentë e teknikë me në krye njeriun që pati idenë për të bashkëpunuar në këtë projekt dhe që ajo i është falënderuese për gjithë punën e palodhur, qytetarinë e dëshmuar dhe vizionin për ta çuar para këtë sezon të dytë, me të gjitha kushtet ndërkombëtare për një projekt cilësor gjigant televiziv. Formati po ashtu, në vetvete ka një bibël që duhet respektuar deri në pikën e fundit. “Në formatet e tjera që kam drejtuar, pjesa më e madhe e punës bëhej në prapaskenë, - thotë Luana. - Punonim gjithë javën për të ndërtuar skaletën në mënyrën më të përpiktë, të kishim të ftuarit më të mirë, të krijonim përmbajtjen që do të na sillte dinamika në program, ama sapo dilja në skenë, e dija se lodhjen e kisha lënë pas dhe shijoja programin.

Te ‘Ferma VIP’ ndodh e kundërta. Patjetër që aty punohet 24 orë në 24, por ecuria e programit diktohet nga ajo çka japin konkurrentët live dhe si zhvillohen dinamikat, gjë që nuk e kontrollon dot me skaleta paraprake. Pra, puna e vërtetë nis kur dal në skenë. Pikërisht atëherë duhet t’i kem shqisat të mprehta, që të mos më shpëtojë asgjë e t’i menaxhoj siç duhet situatat që krijohen live.” Për të thënë të drejtën, te “Ferma” ka plot për të menaxhuar. Situatat janë dinamike e të paparashikueshme. Po ashtu, ka një konflikt të brendshëm, qasjen ndaj të cilit, si Luana, edhe producentët, e kanë ndryshe nga pjesa tjetër e tregut mediatik. Të gjithë e dimë se ajo që shet në ekran, sidomos në programet reality show,
janë sherret, debatet, shpesh banaliteti.
Lexo artikullin e plotë në PDF!
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...