Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...

Kjo recetë u përgatit nga Neps.al
Peshku kocë është fantastik për një supë, pasi ka shumë tul dhe na jep në fund një shije që mbahet mend gjatë.
PËRBËRËSIT: 2 patate, 2 karota, 1 domate, 1 kungulleshkë, 1 qepë, 2 thelpinj hudhër, 1 peshk kocë, 1 tufë majdanoz, 1 limon, vaj ulliri dhe kripë.
PËRGATITJA: Në një tenxhere me 1 litër ujë dhe pak kripë, zieni peshkun kocë. Në përfundim e lini mënjanë për t’u ftohur dhe më pas i merrni komplet tulin. Në një tenxhere tjetër me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat e grimcuara. Shtoni me rrdhë perimet e prera në kubikë të vegjël. I përzieni mirë dhe pas 3 minutash shtoni lëngun në të cilin ziet peshkun. I lini perimet të zbuten për gati 25 minuta. Fikni zjarrin dhe e bëni supën kremoze me blender. Ndizeni sërish zjarrin dhe tani shtoni tulin e peshkut kocë. Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe i shtoni në përfundim supës, lëngun e limonit dhe majdanozin e copëtuar. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...