Kuzhina / 28 August 2025, 10:24

Kritharaqe në furrë me mish dhe perime

Kritharaqe në furrë me mish dhe perime

Përbërësit e kësaj recete janë:

Përbërësit

-Mish viçi me copa,

-2 qepë,

-2 speca,

-2 thelpinj hudhër,

-3 luge vaj, kripë, piper, majdanoz,koper,

-1/2 kg kritharaqe (makarona elb),

-3 domate të grira në rende.

Përgatitja:

Për këtë recetë mund të përdorim dhe mish qengji ose mish pule. Është recetë e shpejtë dhe shumë e shijshme, tamam ashtu si na pelqejnë neve.

Kavërdisim qepët, hudhrat, specat, të gjitha të prerë hollë. Shtojmë dhe mishin dhe vazhdojmë kavërdisjen. Më pas domatet e grira dhe i lëmë të gatuhen të mbuluara. I shtojmë rreth 1 -1 1/2 lt ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të jetë mishi i butë. E rregullojmë me kripë e piper e më pas e hedhim të gjithë lëngun bashkë me mish, mbi kritharaqet që kemi shtruar të thata në tavë e kemi përzier me majdanoz e koper të grirë. E fusim të piqet në furrë të ngrohtë në 200°, fillimisht të mbuluar me letër alumini e më pas të zbuluar. Shërbehet e nxehtë dhe me djath të grirë të tipit parmezan sipas dëshirës.