Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit
Pula në tavë me petë është një recetë e vjetër dhe shumë e pëlqyeshme e cila është përdorur shumë nga
amvisat shqiptare. Tradita e kësaj recete është pjekja në saç, por megjithatë ajo mund të përgatitet edhe
në furrë
Përbërësit: 1 pulë mesatare, 600 g miell, 400 ml ujë të vakët, 2 kokrra qepë, 100 g gjalpë, pak niseshte, 10 g kripë, vaj ulliri
dhe piper.
Përgatitja: Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qeskë kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak. Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera.
Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai (pec) duke i spërkatur sipërme niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak, në temperaturë maksimale. Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 pete.
Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Ju bëftë mirë!
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...