Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Meqë është koha e luleshtrydheve, mendova të risjell këtë recetë që është kaq e thjeshtë.
Përbërësit: 500 ml qumësht, 1/2 filxhan çaji sheqer, 3 lugë çaji niseshte, 1 lugë çaji esencë vaniljeje, miell kokosi dhe luleshtrydhe.
Përgatitja: Shtojmë qumështin në një enë, më pas niseshtenë dhe sheqerin. I trazojmë mirë që niseshteja të tretet dhe e vendosim në zjarr mesatar. I përziejmë herë pas here dhe i rrimë te koka derisa të marrë valë. Në momentin që fillon merr valë, vazhdojmë e trazojmë derisa e shohim që po trashet shumë.
Një tepsi jo shumë të madhe, e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë masën. Gjalpi do na ndihmojë të mos ngjisë, dhe të dalë lehtë nga forma. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e fusim në frigorifer për 4 orë ose gjithë natën. Më pas kur duam ta kthejmë në një pjatë që duam, me anë të gishtave tërheqim pak anësoret në drejtimë të mesit, që kremi të shkëputet, i hedhim pak miell kokosi, vendosim pjatën sipër dhe e kthejmë. Sipër e mbulojmë me miell kokosi gjithashtu dhe fëstëkë. Në fund e zbukurojmë me luleshtrydhe. Ju bëftë mirë!
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...