Fustanet pa rripa, musti i kësaj vere që nuk duhet t'ju mungojë në gardërobë
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN FROLLA PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: • 350 g miell tipi 00 • 100 g sheqer • 1 vezë dhe 1 e verdhë veze • 150 g gjalpë i prerë në kubikë, i ftohtë nga frigoriferi • 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira e mbushur rrafsh, për ta bërë më të shkrifët brumin (receta origjinale e brumit frolla nuk e ka) • lëkura e grirë në rende e 1 limoni organik • një majë thike kripë.
PËRBËRËSIT PËR KREMIN ME RICOTTA DHE ÇOKOLLATË: •500 g ricotta • 100 g sheqer • lëkura e grirë në rende e 1 portokalli organik • 50 g çokollatë e zezë e grirë në thërrime • 1 vezë • sheqer pluhur • Në disa familje çokollatën dhe lëkurën e portokallit i zëvendësojnë me 2 lugë liker “Limoncello”.
PËRGATITJA E BRUMIT: Në një tepsi hedhim miellin, bëjmë një gropë në mes dhe hedhim gjalpin. E punojmë me majat e gishtave, derisa të përftojmë thërrime. Shtojmë vezët, lëkurën e limonit, sodën me sitë, sheqerin dhe një majë thike kripë. E punojmë brumin me dorë shumë pak, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë. Në një tas hedhim ricotta-n( kullojmë lëngun që ka në kuti), vezën, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me pirun, derisa të përftojmë një masë kremoze. Pas një ore, ndezim furrën në temperaturën 170°C. Hapim brumin (2/3 e sasisë së tij) me petës, veshim tavën të lyer më parë me gjalpë e pak miell. Shpërndajmë kremin me ricotta-n dhe çokollatën e thërrmuar. Me brumin që na ka mbetur bëjmë rripa, i vendosim sipër dhe e pjekim për rreth 1 orë. E konsumojmë vetëm pasi të jetë ftohur plotësisht.
Eleganca e thjeshtë vazhdon të jetë një nga tendencat më të forta në botën e modës. Fustani pa rripa, me linja t&e...
Për shumë udhëtarë, vera është koha ideale për aventura në natyrë. Por në veri të Europës ekziston ...
Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në k...