Kuzhina / 7 December 2025, 10:19

Torta me panetone dhe krem mjedrash

Torta me panetone dhe krem mjedrash

Panetonia ose pandoro janë të mira për t’u ngrënë edhe ashtu siç blihen ose të shoqëruara me pak krem çokollate por, nëse provoni recetën që po ju sjellim, shija nuk do ketë të krahasuar me atë që jeni mësuar të hani më parë!

Koha e përgatitjes: 1 orë
Niveli I vështirësisë: I ulët

Përbërësit për 4 persona:
500 gr pana të freskët
250 gr mjedra
70 gr sheqer
60 gr gjalpë
Feta panetone ose pandoro të prera horizontalisht në 2 cm trashësi
1 të bardhë veze
Fara pishe

Përgatitja:
Gjysmat e mjedrave kalojini së pari në të bardhën e vezës së rrahur e më pas në sheqer. Shkrini gjalpin. Lyejini fetat e panetones ose pandorës me gjalpin e shkrirë dhe piqini lehtë në tigan ose në furrë. Për fare pak minuta. Lërini të ftohen!
Në një enë bashkoni sheqerin dhe mjedrat e mbetura. Punoni panën dhe shtojeni gradualisht te salca e mjedrës. Filloni të shtroni fetat e panetones dhe sipër saj vendosni një pjesë nga kremi që përgatitët. Përsëriteni veprimin disa herë por duke zvogëluar përmasat e fetave të panetones në mënyrë që ëmbëlsira të marrë formën e pemës. Mbylleni ëmbëlsirën me kremin e panës dhe zbukurojeni në fund me lamponit që përgatitët në fillim.
Lëreni në frigorifer për 1 orë përpara se ta shërbeni! Sipas dëshirës mund të shtoni fara pishe ose ndonjë frut tjetër të thatë!