Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Nga: Denada Nako
Vera po vjen dhe sigurisht çdo fundjavë duhet t’i përkasë një destinacioni të ri në Shqipëri. Por cilat do të ishin disa vende të veçanta që thjesht do ju mrekullonin kur t’i vizitoni? Lexoni me kujdes nëse dëshironi që natyra t’ju godasë me forcën dhe bukurinë e saj.

1. Nepravishtë, Libohovë, Gjirokastër.
Ajo që duket kaq e fuqishme në emër, është po aq delikate kur e prek nga afër. Ky fshat i shtrirë nën këmbët e malit Bureto, buzë lumit Drino, ka marrë fortësinë e malit dhe butësinë e luginës, duke krijuar një sintoni perfekte midis Libohovës dhe qytetit antik Ilir të Melanit. Pranë fshatit do të gjeni edhe objekte kulti, si Teqenë Bektashie të Melanit dhe Kishën Bizantine të Vrahogoranxisë. Ngjitja për në Teqe ofron pamje spektakolare të qiparisave të lartë, sa do ju duket sikur jeni në një Toskanë të vogël. Aktivitete ka pafund, duke përfshirë kanoe, hiking, turizëm kulturor dhe pse jo të eksploroni kulinarinë që zona aty e ka të trashëguar në breza.

2. Strelcë, Maliq, Korçë.
Sapo shkel në rrugën gjarpërore që të çon në Strelcë, mendon sikur je në një botë magjike të vendosur mes 1930 dhe 2026. Fshati tipik malor që ofron pamje mahnitëse të majës së masivit malor të Valamarës (2373 m mbi nivelin e detit). Aty do të zbuloni shumë liqene të vogla akullnajore, 7 prej të cilëve në 1600 m lartësi mbi nivelin e detit. Bimësia e mrekullueshme, sidomos në pranverë dhe vjeshtë, dhuron një spektakël natyror, që kur e prek nga afër, mrekullohesh. Në Strelcë do të gjeni mikpritjen e disa bujtinave e konakëve, të cilët përveç ushqimit e akomodimit fantastik, do ju ndihmojnë edhe me guida për në Valamarë e liqenet akullnajore të saj.

3. Nikolicë, Devoll, Korçë.
Ky fshat ndodhet vetëm 12 km në jug të Dardhës, pozicionuar sipër luginës së Devollit dhe në veri të malit të Gramozit , 1230 m mbi nivelin e detit. Rruga e mrekullueshme, tashmë e gjitha e shtruar, do ju dhurojë nga të dy krahët e saj një panoramë magjike që nuk do e harroni kurrë. I njohur edhe si fshati “i mjaltit të mirë”, ky fshat, përfshin edhe një zonë të mbrojtur me bimësi të rrallë dhe me faunë të zhvilluar. Mos harroni të bëni hiking dhe të blini mjaltë dhe zahire të mira aty pranë.

4. Bogovë, Skrapar.
15 minuta larg qendrës së fshatit, ndodhet “Ujëvara e Bogovës”, njohur nga banorët e zonës, si “Ujëvara e Perëndive”. Një mrekulli e natyrës shqiptare, që të lë pa fjalë në momentin që e ke përballë. Ujëvara është 20 m e lartë, burimi ujor i së cilës bie në një oaz thellësisht të kaltër 12 m. Forca e ujit që bie, freskia therëse, edhe kur temperaturat verore shkojnë 40 gradë edhe në shkëmb, e bëjnë këtë vend aq të preferuar sidomos nga turistët e huaj, të cilët bëjnë hiking mes zukatjes së gjinkallave dhe tringëllimave të zilkave të gjësë së gjallë. Banorët kanë një mikpritje e të ngrohtë dhe ofrojnë agroturizme e bujtina në fshat.

5. Kuç,
“Jo për mburrje, por jam nga Kuçi i Vlorës”, tha dikush njëherë e një kohë. Në fakt nuk e tha kot... I shtrirë nën këmbët e malit të Shëndëllisë, shumë pranë Qeparoit, Kuçi ofron pamje magjike të majës së Gjinikut (1404 m mbi nivelin e detit). Në verë, para se të shkoni në Qeparo e Himarë, kaloni njëherë majtas në Kuç, shijoni ushqimin e mirë, pamjet e bukura malore dhe qetësinë e fshatit.

6. Himarë Fshat, Himarë.
5 minuta larg nga Himara, ndodhet Himara Fshat, një pasuri kulturore dhe historike e jugut tonë. I vendosur në kodër prej shekullit të IV para lindjes së Krishtit, ky vendbanim i lashtë tregon edhe njëherë historinë me anë të dëshmive të gdhendura në gurë. Në Himarë Fshat ndodhet Kalaja, e cila gjendet në majën e kodrës. Pamjet e Jonit nga sipër janë mbresëlënëse. Kisha e GjithëShënjtorëve është një tjetër objekt kulti që meriton të vizitohet. Rrugicave të ngushta, gjenden shtëpizat e vogla të lyera me të bardhë. Një kafe aty apo një drekë do shijonte ndryshe, apo jo?
P.s. Mezi pres të shikoj që këto vende të vizitohen nga shumë prej jush. Ndërkohë unë po përgatitem për zbulimin e radhës.
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...