Astroliving / 3 Maj 2026, 11:58

Horoskopi javor 4-10 maj 2026; Ujori & Peshqit

Horoskopi javor 4-10 maj 2026; Ujori & Peshqit

Ujori (vlerësimi 3 yje)

Do të keni shumë angazhime dhe përgjegjësi gjatë këtyre ditëve, aq sa nuk do t’ju dalë koha të pushoni dhe të merreni edhe me gjërat personale. Për rrjedhojë nuk do të jeni shumë në humor dhe do të ndiheni më të lodhur. Jo gjithçka do të shkojë siç dëshironi, por duke u organizuar mirë do të arrini të menaxhoni përparësitë. Mos ua nxirrni inatin të tjerëve. Ata që janë pranë jush kanë nevojë për shoqërinë tuaj, jo që t’u shkaktoni nervozizëm. Nëse vërtet doni të ndryshoni diçka, filloni me hapa konkretë.

Peshqit (vlerësimi 3 yje)

Kjo javë ju vë në provë sidomos në planin emocional. Disa ndryshime të papritura rrezikojnë t’ju prishin planet, duke sjellë pasiguri. Në disa momente mund të ndiheni të mbingarkuar, por pikërisht atëherë do t’ju duhet të përpiqeni më shumë për të ruajtur qetësinë. Shmangni mendimet negative dhe përqendrohuni tek ajo që mund të kontrolloni. Edhe në marrëdhënie do të nevojitet më shumë mirëkuptim. Debatet e vogla mund të përshkallëzojnë nëse nuk menaxhohen me maturi. Të premten bëni kujdes në lidhje me vendimet që do të merrni.