News / 13 May 2026, 11:31

VIdeo/ E papritur në Ferma VIP, Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin

VIdeo/ E papritur në Ferma VIP, Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir

Në spektaklin Ferma VIP, një lojë e organizuar nga Agai solli momente surprizuese mes fermerëve. Sfida “Mos qesh” kishte për qëllim që konkurrentët të bënin njëri-tjetrin për të qeshur përmes skeçeve, imitimeve dhe veprimeve spontane.

Në finale të lojës mbërritën Mimoza Ahmeti dhe Ilir Shaqiri, të cilët arritën t’u rezistonin të qeshurave përballë njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Momenti më i komentuar erdhi në fund të sfidës, kur Iliri iu afrua shumë pranë Mimozës me qëllim që ta bënte të qeshte.

Në atë moment, Mimoza tha: “A të bëj një gjë të frikshme?!”, dhe më pas, me miratimin e Ilirit, e puthi në buzë, duke shkaktuar habi dhe reagime të forta te fermerët e tjerë në shtëpi.

“Më kishte vënë bas që mua s’më puth kurrë. Dhe thash e kam kaq afër, po nuk e kapa sot, nuk e kap më“, u shpreh Moza pas puthjes.