Kuriozitete / 17 July 2026, 11:27

Si ta pastroni banjën pa zbardhues, por me keto 5 përbërës natyralë

Si ta pastroni banjën pa zbardhues, por me keto 5 përbërës

Shumë njerëz përdorin zbardhuesin (klorin) për të pastruar banjën, duke menduar se është mënyra më e mirë për të eliminuar mikrobet. Megjithatë, sipas rekomandimeve të Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali (ISS), përdorimi i tepërt i tij nuk është gjithmonë i nevojshëm dhe, në disa raste, mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes, lëkurën dhe sytë. Për pastrimin e zakonshëm të banjës, mjaftojnë edhe alternativa më natyrale dhe më pak agresive. 

Ja pesë përbërës që shumica i kanë tashmë në kuzhinë dhe që mund t'ju ndihmojnë ta mbani banjën të pastër:

Uthulla e bardhë – Ndihmon në tretjen e gëlqeres dhe largimin e njollave nga rubinetat, lavamani dhe sipërfaqet e qelqit.

Soda e bukës – E shkëlqyer për të hequr papastërtitë dhe aromat e pakëndshme. Mund të përdoret si pastë me pak ujë për zonat më problematike.

Lëngu i limonit – Falë aciditetit të tij ndihmon në luftimin e njollave të gëlqeres dhe lë një aromë të freskët.

Kripa e kuzhinës – Mund të kombinohet me sodën e bukës ose limonin për të rritur efektin pastrues në sipërfaqe të caktuara.

Uji i nxehtë – Shpesh është aleati më i mirë për të zbutur yndyrat, mbetjet e sapunit dhe papastërtitë përpara pastrimit.

Për një pastrim efektiv, fillimisht hiqni papastërtitë me ujë dhe detergjent, më pas përdorni një nga përzierjet natyrale sipas sipërfaqes që do të pastroni. Lëreni të veprojë disa minuta, fërkojeni me një sfungjer ose leckë dhe në fund shpëlajeni mirë.