TIRANA CENTRAL PARK, NJË VIZION I RI PËR JETESËN URBANE NË TIRANË
Tregu rezidencial në Tiranë dhe jo vetëm po evoluon drejt modeleve që ndërthurin banimin, shërbimet dhe hapësirat publike n...


Tregu rezidencial në Tiranë dhe jo vetëm po evoluon drejt modeleve që ndërthurin banimin, shërbimet dhe hapësirat publike në një ekosistem të vetëm urban. Në këtë kontekst, Tirana Central Park, projekti i ri dhe i “Concord Group”, prezantohet si një projekt i ri mixed-use, i konceptuar për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje për një standard më të lartë jetese dhe për investime me perspektivë afatgjatë.

I pozicionuar në një nga zonat me zhvillimin më dinamik të kryeqytetit, mes Tiranës, Durrësit, Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe Korridorit të Veriut, projekti kombinon aksesueshmërinë strategjike me afërsinë me institucionet arsimore, shërbimet shëndetësore, qendrat tregtare dhe akset kryesore të transportit, duke ofruar komoditetin e të pasurit gjithçka më pranë.

Nën vizionin e një mjedisi të projektuar rreth njeriut, i zhvilluar mbi një sipërfaqe prej më shumë se 16.000 m², në Tirana Central Park një pjesë e konsiderueshme e territorit i dedikohet gjelbërimit, hapësirave publike dhe zonave komunitare, duke krijuar një ambient me më shumë dritë natyrale, privatësi dhe cilësi jetese, çka e diferencon projektin nga zhvillimet urbane me densitet të lartë.

Koncepti mixed-use përfshin rezidenca moderne, ambiente tregtare, zyra, hotel dhe shërbime të përditshme, duke krijuar një komunitet funksional ku banimi, puna dhe koha e lirë bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Arkitektura bashkëkohore, organizimi i kujdesshëm i tre godinave dhe hapësirat e dedikuara për këmbësorët janë projektuar për të garantuar një eksperiencë urbane të qëndrueshme dhe një identitet të dallueshëm.

Projekti synon të adresojë nevojat dhe kërkesat e një spektri të gjerë klientësh, nga familjet e reja që kërkojnë një mjedis të sigurt, të qetë dhe njëherësh të përballueshëm, për të ndërtuar jetën e tyre, te profesionistët që vlerësojnë lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit, diaspoa rshqiptare që synon të investojë në prona me standarde bashkëkohore, si edhe investitorët në kërkim të aseteve me potencial të lartë vlerësimi.

Përveç dimensionit rezidencial, Tirana Central Park përfaqëson edhe një mundësi investimi në një zonë që po përjeton transformim të shpejtë urban, e mbështetur nga zhvillimi i infrastrukturës dhe rritja e kërkesës për banim cilësor.
Si pjesë e portofolit të Concord Group, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri, projekti synon të vendosë një referencë të re në zhvillimin urban, duke kombinuar cilësinë e ndërtimit, vizionin afatgjatë dhe krijimin e komuniteteve me vlerë të qëndrueshme.

Tregu rezidencial në Tiranë dhe jo vetëm po evoluon drejt modeleve që ndërthurin banimin, shërbimet dhe hapësirat publike n...
Shumë njerëz përdorin zbardhuesin (klorin) për të pastruar banjën, duke menduar se është mënyra më e mirë...
Për herë të parë në histori, FIFA do t'i dhurojë kombëtares fituese të Kupës së Botës 2026 30 unaza ekskl...