Kuzhina / 18 July 2026, 10:57

Kocë me domate në furrë

Kocë me domate në furrë

 

Ka shumë mënyra për ta përgatitur peshkun kocë. Mund ta bëjmë në skarë, në tigan, furrë, me perime, pa perime, me salcë etj. Unë sot u tregova shumë bujare me erëzat. Nuk e mbajta dorën fare. 

Erëzat:

Kripë

Piper

Rozmarinë

Chili

Piper i kuq

Borzilok i thatë

Rigon

Trumëz

Të tjera:

Domate qershi

Hudhra

Limon (e shtrydhim 1 kokërr pasi peshku është pjekur)

Vaj ulliri

Praktikisht ajo që bëra është shumë bazike. Pastrojmë peshkun nga luspat dhe organet, duke e prërë pjesen e barkut deri në afërsi të gojës. E lajmë me ujë të bollshëm E marinojmë me erëzat. E vendosom në tavë Shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës (të pa prera). Domatet i shpojmë pak me majën e thikës. Do të lëshojnë lëngun gjatë pjekjs. E pjekim në temperaturë 180 C . Nëse e doni pak kërce mund ta ngrini temperaturën në fund të procesit deri ne 200 C. Shtrydhim sipër një kokërr limon. Ju bëftë mirë!