News / 27 July 2026, 20:41

SAN NICOLAS mirëpret vizitorët e parë në një mbrëmje plot shkëlqim

Muzgu mbi Jon u shndërrua në skenën e një prej mbrëmjeve më elegante të kësaj vere. Në Palasë, nën panoramën magjepsëse të bregut të Jonit, u inaugurua San Nicolas, projekti me të cilin Concord Group nis një kapitull të ri për rivierën shqiptare. 

Në një mbrëmje gala që solli atmosferën e eventeve më prestigjioze ndërkombëtare. Nën dritat e perëndimit, mes tingujve të muzikës live dhe një organizimi të kuruar deri në detaj, të ftuar të shumtë, personalitete të njohura të jetës publike, artistë, sipërmarrës dhe emra të spikatur të skenës shqiptare u bënë pjesë e një mbrëmjeje ku finesa dhe sharmi mesdhetar u shkrinë në një përvojë të vetme.

Çdo element i mbrëmjes, nga skenografia te ndriçimi, nga performancat artistike te atmosfera e krijuar buzë detit, përcolli të njëjtën ndjesi elegance dhe ekskluziviteti si vetë San Nicolas, projekti që synon të rishkruajë mënyrën si përjetohet jugu i Shqipërisë.I ndërtuar mbi filozofinë “densitetit i ulët, më shumë hapësirë, më shumë privatësi”, ky është një koncept që e sheh rivierën jo vetëm si destinacion veror, por si një vend ku jetohet gjatë gjithë vitit. 

Me banorët dhe vizitorët e parë që u mirëpritën këtë verë, San Nicolasështë vendi ku investimi, turizmi dhe arkitektura bashkëjetojnë në harmoni me natyrën, ndërsa Palasa fiton një tjetër identitet në hartën e Mesdheut. 

Sepse ndonjëherë, një inaugurim nuk prezanton vetëm një projekt të ri, por edhe një ide, një vizion dhe një mënyrë tjetër për të jetuar. Dhe këtë verë, në jugun e Shqipërisë, ai vizion mori emrin San Nicolas.

Mes bisedave, muzikës dhe panoramës magjepsëse të Jonit, mbrëmja u kthye në një festë të stilit të jetesës mesdhetare, duke e vendosur Palasën edhe një herë në qendër të vëmendjes. Një inaugurim që foli për luksin me finesë, për arkitekturën me elegancë dhe për një rivierë shqiptare që synon gjithnjë e më shumë standardet më të larta ndërkombëtare.