Familja / 30 January 2013, 13:33

Shtrat me mbajtës televizori

Ky model shumë në modë kohët e fundit është duke u shitur shumë në SHBA.

Quhet Otoman TV, një shtrat me stil disi të vjetër dhe jashtëzakonisht elegant dhe luksoz. Në këmbët e shtratit ndodhet një mbajtës për të vendosur televizorin me ekran të sheshtë. Një ide aspak e keqe për ata që shohin televizor edhe në shtrat. Sidomos kur je i sëmurë dhe koha të duket sikur nuk mbaron kurrë, por edhe të dielave, kur ha mëngjesin që dikush me aq dashuri ta ka sjellë në shtrat.