News / 14 March 2024, 18:50

Feston sot 65-vjetorin, Aleksandër Gjoka surprizohet nga fansat në mesnatë

Feston sot 65-vjetorin, Aleksandër Gjoka surprizohet nga fansat në

Aleksandër Gjoka, një artist që ka ditur të ruajë vlerat e muzikës së mirëfilltë shqiptare, feston sot ditëlindjen e 65.

Kjo ka qenë një ndër ditëlindjet e veçanta të artistit. Teksa priste Ditën e Verës në krye të detyrës në qytetin e Elbasanit, me të shënuar mesnata Redon Makashi ka zbuluar se bashkë me Ditën e Verës hyri edhe ditëlindja e Aleksandër Gjokës.

Ai ka fryrë qirinjtë e tortës duke festuar bashkë me fansat e pranishëm. I quajtur Vasco Rossi shqiptar, ai është një ndër zërat që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare.