I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Aktorja Julia Ilirjani dhe ish- banorja e Big Brother VIP 3 ka bërë një rrëfim ndryshe, të cilin nuk e ka bërë publik më parë.
Julia e ftuar në “Ftesë në Pesë” tregoi se si e kishte përjetuar periudhën e divorcit nga bashkëshorti i saj, i cili iku dhe e la me tre vajza.
“Ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjeç në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar, ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeç që isha unë.
Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pash se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeç që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri”,- tha ajo.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...