News / 4 October 2023, 15:02

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare

Thuhet se një artist i mirë, përmes portretit e bënë po atë personazh të përjetshëm. Artisti të pamundurën e bën të mundur, të paprekshmen të prekshme dhe vdekjen arrin ta përjetësojë. Portreti, falë magjisë së tij, arrin të mbijetojë në skenën e artit bashkëkohor. Ajo që e bën atë kaq magjike është aftësia e tij për të përshkruar jo vetëm karakteristikat fizike, por dhe psikologjike të një figure.

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare
20 portretet e piktores së re, Engji Jaha në ekspozitën e saj të dytë në Prishtinë, e cila do të hap siparin në datën 12 tetor të japin ndjesinë e një kinematografie të vjetër shqiptare; portrete të cilat ndërveprojnë dhe mund të themi se po të ekspozohen të gjitha së bashku, do të duken se kanë një bisedë artistike mes tyre.
Ndryshe nga ekspozita e saj e mëparshme, ku tërhoqën vëmendjen autoportretet, Engji ka vendosur t’ia dedikoj këtë cikël artistik portreteve të artistëve të njohur shqiptar.

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare

“Të pikturosh një portret është sikur të festosh jetën” – shprehet Engji, e cila si një artiste e re ka si qëllim të rikujtojë dhe të nderojë këta personalitete të shquara. Përmes punës së saj, ajo ka arritur të përshkruajë me detaje karakteret dhe personalitetet e tyre, duke i bërë ato që të jenë jo vetëm pamje, por edhe reflektim i thellësive të shpirtit dhe vlerave të tyre në shoqërinë shqiptare.

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare

Me këtë ekspozitë të dytë personale, Engji po jep një kontribut në kujdesjen e trashëgimisë artistike shqiptare, duke i rikujtuar publikut figurat më me peshë mendimi e që kanë bërë histori në fushën e artit dhe kulturës. Ekspozita e saj është një udhëtim emocional dhe estetik në kulturën artistike shqiptare, duke i shndërruar portretet klasike, më të modernizuara e në të njëjtën kohë duke shfaqur natyrën ekspresive dhe të guximshme të saj.

Një udhëtim emocional në kulturën artistike shqiptare