Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqendroheni te kjo perime
Pas moshës 50-vjeçare, organizmi fillon të përjetojë ndryshime natyrale: metabolizmi ngadalësohet, enët e gjakut humbasin ...

Aktorja e njohur Olta Daku, ka dhuruar disa grimca humori mbrëmjen e sotme, ndërsa përmes një ironie të thellë ka vënë në lojë blogerët, të cilët janë shtuar dita ditës si ‘mall tregu’ duke i humbur vlerën këtij profesioni në krijimin e një kontenti unik apo gjenerimin e ideve të reja dhe kthyer në kopje të njëra-tjetrës.
Dhe si për të vendosur pikat mbi “i”, aktorja kërkon në fund ruajtjen e thelbit: Trurit.
“Mendoni me tru”, thotë Daku teksa në një mënyrë lozonjare mbyll mesazhin me të vetmen fjali që e dëgjojmë rëndom në shqipen tonë të masakruar nga neologjizmat: – Ok, see you. Bye.
View this post on Instagram
“Uauu, nuk e di por që kur jam bërë blogere e famshme në të gjithë nacionalen, më ndjekin më bëjnë.
Nejse… uhhh, kam pak emocione. Unë dua t’i falenderoj të gjithë për mesazhet e panumërueshme dhe… ouu ja dhe një dhuratë tjetër. Faleminderit! A mund të ma hiqni këtë kafazin?! Faleminderit. Unë e para duhet të falenderoj të gjithë bizneset që më kanë mbështetur, dhee isha në Jug në një hotel waww, waww, domethënë waww… Dhe fakti që, domethënë nuk e di… ndihem si ky kungulli, apo është limon ky? Ju falenderoj të gjithëve dhe shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë në një projekt të ri. Dhe mos harroni thelbin, kapeni. Mos e lëshoni thelbin, mendoni me tru. Më kupton? Ok, see you. Bye”- shprehet Daku në video-mesazhin e saj në Instagram.
Pas moshës 50-vjeçare, organizmi fillon të përjetojë ndryshime natyrale: metabolizmi ngadalësohet, enët e gjakut humbasin ...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...