“YACHT CLUB ALBANIA” THEMELOHET NË MARINA ORIKUM/ Një hap i ri drejt zhillimit të turizmit detar dhe jetës elitare në Shqipëri
Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në M...


Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në Marina Orikum, u zhvillua ceremonia e themelimit të Yacht Club Albania, një nismë që synon të sjellë një dimension të ri në turizmin detar, rrjetin e biznesit dhe stilin modern të jetesës në Shqipëri.

Në një mbrëmje festive që mblodhi së bashku sipërmarrës, profesionistë, dashamirës të detit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, u hodhën themelet e një klubi ekskluziv që do të bashkojë njerëz me të njëjtin pasion për detin, aventurën dhe kulturën e jahteve. Yacht Club Albania është krijuar si një komunitet që promovon bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e mundësive të reja mes anëtarëve të tij.
Nisma lindi nga dëshira për të ndërtuar një rrjet njerëzish që e konsiderojnë detin pjesë të identitetit dhe stilit të tyre të jetesës. Përmes aktiviteteve të dedikuara, eventeve sociale dhe nismave promovuese, klubi synon të kontribuojë në zhvillimin e turizmit detar dhe në promovimin e potencialit të jashtëzakonshëm që ofron bregdeti shqiptar. Yacht Club Albania do të shërbejë gjithashtu si një platformë për eksplorimin e destinacioneve të reja përgjatë vijës bregdetare, duke nxitur bashkëpunime që sjellin vlerë për ekonominë lokale, bizneset e zonës dhe industrinë turistike në tërësi.

Mbrëmja e përurimit u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe dinamike, ku performancat artistike, momentet e networkingut dhe aktivitetet argëtuese krijuan një eksperiencë të veçantë për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti i parë për anëtarët e klubit do të zhvillohet më 20 Qershor, duke shënuar nisjen e një kalendari eventesh që synojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi, miqësie dhe përvojash të përbashkëta.

Yacht Club Albania do të jetë një nga elementët qendrorë të fazës së re të zhvillimit të Marina Orikum, një projekt ambicioz që synon ta kthejë marinën në një destinacion të rëndësishëm të turizmit dhe argëtimit në rajon. I konceptuar si zemra sociale dhe kulturore e kompleksit, Yacht Club do të ofrojë restorant, bar, ambiente eventesh dhe hapësira ekskluzive për anëtarët, duke krijuar një qendër moderne takimesh, aktivitetesh dhe përvojash unike.
Me këtë vizion, Marina Orikum po konsolidon pozicionin e saj si një pikë referimi për turizmin detar, investimet dhe stilin bashkëkohor të jetesës në Shqipëri.

Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në M...
Dashi Nëse keni diçka për të thënë, thuajeni. Mos kini frikë ta thoni në një mënyrë krijuese d...
Për njerëzit me diabet, është shumë e rëndësishme të mbajnë një peshë trupore normale. Pesha normale ndi...