Familja / 19 Shtator 2013, 14:33

Një mace që jeton në natyrë është më e lumtur se një mace që jeton në shtëpi?

Një mace shtëpie është e pakënaqur? Kjo është një pyetje që shumë pronarë macesh ia bëjnë vetes...

Besimi popullor shpesh është i rremë ose i bazuar në epoka të largëta saqë gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike.

Cila është jetëgjatësia e një maceje që jeton në natyrë? 

Njeriu mendon se një mace e lumtur është ajo që del lirshëm jashtë në natyrë, por kjo pikëpamje është e rreme duke qenë se për këto mace ka edhe rreziqe të jashtme.

Por shumicën e kohës ne harrojmë se jetëgjatësia tek macet që jetojnë në shtëpi është aktualisht 19 vjet, ndërsa për macet që jetojnë jashtë është vetëm 4 vjet. Shifrat flasin më mirë vetë.

Një mace nuk ka nevojë të dalë vetëm në rastet kur ajo nuk ka kushtet e përshtatshme si: një krevat i pastër, një zonë ku të luajë, një tas me ujë dhe ushqimin  e nevojshëm. Shtojini kësaj edhe një dozë ledhatimesh dhe dashurie për të qenë i lumtur.