Mos i injoroni kurrë, pas menopauzës gratë janë më të rrezikuara nga këto sëmundje
Menopauza është ajo periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas mos...

Nuk ka asgjë më të keqe sesa të zgjohesh me njolla gjaku në çarçafët e tu. Pavarësisht nëse është koha e periodave ose keni gjakderdhje nga hunda ndërsa ishit duke fjetur, por të heqësh qafe ato njolla mund të jetë një detyrë e vështirë. Kështu që ne ,mblodhëm këshillat e specialistëve!
Sipas Jessica Zinna, , gjaku është një përzierje komplekse e proteinave, lëndës qelizore, sheqerit dhe yndyrës. Si rezultat, kërkon një sërë përbërësish për heqjen e plotë. Ndryshe nga njollat e tjera, doktoresha Zinna na nxit të mos e lajmë kurrë gjakun në ujë të ngrohtë ose të nxehtë, sepse kjo mund të "gatuajë" proteinat në gjak dhe të thellojë akoma më shumë njollën.
Çfarë ju nevojitet:
Detergjent i fortë i lëngshëm
Kovë
Ujë të ftohtë
Peshqir banje
Hapi 1: Hiqni tepricën. Filloni duke pastruar çdo gjak të tepërt nga sipërfaqja e çarçafëve me ujë të ftohtë për të holluar njollën.
Hapi 2: Duke përdorur një kovë plastike, krijoni një tretësirë duke përzier ½ dozë (përafërsisht 25 ml) detergjent të lëngshëm me ujë të ftohtë. Lëreni pjesën e njomur të çërçafit të thithë përzierjen deri në 30 minuta. Për t'u siguruar që pjesa e njollosur të mbetet plotësisht e zhytur, përdorni një peshqir për t'i shtuar peshë çarçafit nëse është e nevojshme.
Hapi 3: Futini çarçafët në lavatriçe, pa e shpëlarë detergjentin!
Menopauza është ajo periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas mos...
La Presse, Simon Gravel Shqipëria po ua zgjat gjithnjë e më shumë dorën turistëve. Disa përshtypje nga një vend që...
Udhëtimi me aeroplan mund të jetë fillimi i një aventure, një arratisjeje apo thjesht një detyrim profesional. Çfarëdo...