Turizmi / 7 January 2014, 16:46

Ohri, perla e Maqedonisë dhe Ballkanit

Qyteti i Ohrit ndodhet në bregun verior të liqenit të Ohrit, në një lartësi prej më shumë se 700 metra. Historia e tij, vendndodhja, bukuritë natyrore, klima dhe gjithçka argëtuese që ofron, e shndërrojnë atë me të drejtë në " Perlën e Maqedonisë ".

Si fillim aty gjejmë një arkitekturë të vjetër sllovene. Qyteti ka një traditë të gjatë në ndërtime, kjo gjë mund të vërehet në muret mesjetare të kodrës dhe pjesën të bregut të liqenit. Në qytetin e vjetër, i cili është shumë i populluar, çdo shtëpi ka bukurinë e vet. 

Liqeni i Ohrit, me një sipërfaqe prej 358 km katror, është një pikë tërheqje për turistët. Ohri është kryeqyteti turistik i Maqedonisë. Liqeni është i njohur për ujin e tij të pastër, plazhet dhe faunën  e saj të pasur. 

Ohri është gjithashtu i njohur edhe për manastiret e tij të lashtë dhe kishat e shumta. Manastiri Shën Pantelejmoni në Ohër, më parë Manastiri i Shën Klementit, është një manastir bizantin i ndërtuar në shekullin e dhjetë.

Është me rëndësi të përmendet edhe Kalaja Samueli ( Samuilova tvrdina ) e ndërtuar në shekullin e dhjetë , muret e ndërtuara në kohën e perandorisë maqedonase, teatri antik dhe mbetjet e një bazilike të hershme të krishterë të shekullit të pestë. Ohrit dhe rrethinat e saj karakterizohen nga arti shpirtëror i ndikuar nga arti bizantin.