Nga marrëdhëniet tek karriera dhe shëndeti, si ndikon gjatësia në jetën tonë shoqërore dhe profesionale
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...

Nëse po mendoni të bëni dhuratë një tufë me lule, harrojini trëndafilat. Orkideja vjen në ngjyrë vjollcë, të bardhë, të verdhë ose rozë. Kjo lule vjen në shumë ngjyra, por është e rrallë në llojin e saj.
Orkideja ose “Phalaenopsis” është një lule me origjinë aziatike, rritet në Japoni. Është zbuluar në vitin 1825 nga Karl Blumi dhe që nga ajo ditë është shndërruar në një nga lulet më të veçanta. Himalaja apo Filipinet janë vendet ku mund t’i gjeni orkidetë. Ka rreth 60 lloje të ndryshme orkidesh, ku ndër më të rrallat janë edhe “Barbara Moter”, “Aphrodite”, në ngjyrë rozë e të tjera.
Ndër shekuj, orkideja ka qenë simboli i dashurisë, i luksit dhe i bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potencës). Kinezët, që prej kohës së Konfucit, e kanë quajtur orkidenë “bima e aromës së mbretit”. Në Mesjetë, orkideja ka luajtur një rol të rëndësishëm si ilaç bimor. Ajo përfaqëson një nevojë të brendshme shpirtërore për butësi, hijeshi dhe romancë.
Orkidetë kanë ngjallur gjithmonë kureshtjen e shumë botanistëve dhe amatorëve të pasur. Ato janë shprehje e bukurisë që pasqyrohen përmes spektrit të ngjyrave të lehta dhe madhështore.
Procesi i rritjes është një veçanti tjetër e kësaj luleje. Orkideja mbillet vetëm me ashkla druri dhe jo me pleh. Ndryshe nga lulet e tjera, rrënjët e orkidesë duhet të jenë të ekspozuara në diell, pasi rriten vazhdimisht, ndërsa lulja e orkidesë duhet mbrojtur nga dielli.
Kohët e fundit kjo lule është shndërruar në dhuratën e parapëlqyer për të gjithë. Orkideja është një dhuratë luksoze dhe konsiderohesh në modë, nëse bën një dhuratë të tillë. Këtë lule njerëzit e zgjedhin si dhuratë për çdolloj evenimenti. Madje, tendenca e fundit vihet re edhe te buqeta e luleve të nuses, një buqetë e bukur me orkide. Ajo mund të përdoret edhe si aksesor për t’i dhënë një pamje mahnitëse nuses. Orkideja është pa dyshim lulja që u lë mbresa të gjithëve.




Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...
Ëndrrat me foshnja të porsalindura janë ndër më të zakonshmet dhe njëkohësisht ndër ato që zgjojnë më...
Viti i parë i jetës së një fëmije përfaqëson një nga periudhat më intensive dhe emocionuese të zhvillimit. V...