Një mbrëmje magjike italiane në Marina Orikum
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...

Prej disa ditësh, Ornela Vorpsi është kthyer në personazhin më të diskutuar në media dhe rrjetet sociale. Rikthimi në Tiranë, aty ku dhe mori mësimet e para në Akademinë e Arteve të Bukura, me rastin e çeljes së ekspozitës ‘’Providence’’ ku shfaqet për herë të parë përpara publikut shqiptar me një seri pikturash, vizatimesh e fotografish, nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë. Artistja kontraversiale, e cila jeton prej disa vitesh në Paris, ka habitur të gjithë me deklaratat për dashurinë platonike që ka ndjerë për kryeministrin Rama gjatë kohës që ky i fundit ishte profesor i saj, apo me vështirësitë me të cilat është përballur pas burgosjes së babait. Por, në një intervistë të dhënë mbrëmë për ‘’Opinion” Ornela është ndalur më gjatë tek rrëfimet për familjen. E pyetur nga Fevziu se cila ishte marrëdhënia e saj me të motrën Laura Vorpsi, ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike, Ornela u përgjigj: ‘’ “Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshime, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë, kur nuk e kam, nuk më intereson më njeriu. Jo nuk kam më raporte”,-përfundoi ajo. Hera e fundit që motrat janë parë bashkë ka qenë gjatë verës së 2015-ës.
Mbrëmjen e 5 qershorit, Marina Orikum u shndërrua në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës, muzik&...
Dashi Dashuria dhe romanca kanë gjasa të jenë fokusi juaj kryesor sot. Nëse jeni aktualisht të përfshirë në nj&...
Gjatësia nuk është vetëm një tipar fizik, ajo mund të ndikojë në mënyrën se si na perceptojnë të tje...