Familja / 1 Korrik 2014, 12:08

Për një mashkull të shëndetshëm duhet një grua e zgjuar

Eksperimenti në Suedi që përfshiu 1.5 milion çifte nxori në pah se një grua e zgjuar ka impakt pozitiv në shëndetin e një mashkulli.

Rezultatet e studimit bënë të mundur të kuptohej impakti i ndikimit të një gruaje në shëndetin e bashkëshortit të saj.. në të njëjtën kohë, inteligjenca e mashkullit nuk ka efekt të ngjashëm. 

Sipas kërkuesve, këto rezultate janë për faktin se gruaja shpeshherë merr vendime të rëndësishme përsa i përket stilit të jetesës së familjes, veçanërisht kur bëhet një dietë. Si rrjedhojë, cilësia e vendim-marrjes varet se sa edukim ka bashkëshortja. Shumë gjëra varen nga njohuritë e saj.

Edhe mashkulli është një figurë kyçe në familje, pasi shpeshherë atij i duhet të performojë rolin e financierit kryesor të familjes. Sasia e fitimeve influencon kushtet e jetesës dhe cilësinë e produkteve ushqimore. Gjithashtu influencon pyetjen se sa shpesh familja mund të bëjë pushime. Këto faktorë janë shumë të rëndësishëm për shëndetin. Faktet e sipër përmendura i çojnë shkencëtarët në një përfundim - një mashkull, nëse martohet me një femër të zgjuar, jeton më gjatë.