Iphone do të sjellë risi për evidentimin e problemeve me sytë
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Ishte viti 2015 kur për herë të parë në faqet e revistës "Living" u shfaq një vajzë guximtare, "e çmendur" dhe ekstravagante që dukej sikur kishte dalë nga ndonjë skenë filmi futurist. Kryeredaktorja Santana Çomora solli para lexuesve një "fashionista" me një stil unik, e cila asokohe numëronte në gardërobën e saj plot 210 palë këpucë, 38 çanta dhe 56 palë syze, me pak fjalë një ushtri të vërtetë që nisej për luftë sa herë lindte nevoja.
Vitet kanë kaluar dhe me siguri Anxhelina Kotorri e ka shtuar armatën e saj të aksesorëve, por sot vendosëm të zhbirojmë brenda asaj që na tundon të gjithëve, çanta e saj. Sa herë ju ka ndodhur të gërmoni për të gjetur çelësin e makinës? Anxhelina ka gjetur një zgjidhje praktike, e vendos gjithmonë te xhepi anësor kështu që nuk humbet kohë për ta gjetur. E duke u ndalur te çelësat, bëni mirë që çelësin e shtëpisë, garazhit apo çipin e ashensorit t’i lini në një vend siç bën ajo. Na besoni do i kurseni vetes kohë dhe mund.
Një blogger-e ka gjithmonë nevojë të rifreskojë pamjen e saj kështu që duhen ca produkte makeup-i me vete apo jo? Për mamanë e Damianit të vogël mjaftojnë një pasqyrë, një laps buzësh, një buzëkuq dhe një parfum për t’u ndier mirë me veten. Nuk mbaron me kaq, por ju lëmë ta zbuloni vetë duke parë videon e mëposhtme.
Iphone nga viti në vit sjell risi, por këtë herë jo vetëm lehtësira apo më shumë akses në përdorim, por do t...
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i njohur ndryshe si MGK janë ndarë vetëm pak javë pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj....
Në këmbimin e sotëm valutor një euro këmbehet me 98.26 lekë. 1 dollar amerikan këmbehet me 93.27 lekë. Poundi britanik 1...