
Keni dëgjuar për butikun më të ri në Tiranë?
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Nëse emri Keisli Alia nuk ju thotë asgjë, me siguri po të themi Keishliii ose ‘’plaka e Solenit” do e kuptoni për kë e kemi pak fjalën. Blogger-ja simpatike nga Durrësi brenda pak kohësh është shndërruar në një nga personazhet më të dashura të rrjeteve sociale, sidomos në TikTok ku çdo video e saj numëron me qindra mijëra shikime dhe komente. Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe tejet i sinqertë është një ndër pikat e saj më të forta, pa harruar që nëse ka diçka që Keisli di të bëjë më së miri është marketingu, një nga industritë më fitimprurëse të këtyre viteve të fundit.
Duke qenë mama e një vajzë të vogël, e cila shpeshherë ia kalon mamit për nga fama, Keisli ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj këshilla për prindërimin, pa harruar fashionin-in dhe të bukurën. Ajo hapi çantën për Living dhe na zbuloi se çfarë fshinte aty brenda.
E çfarë mund të ishte një influencer pa foto dhe video? Ndoshta, asgjë, ndaj për të bërë shkrepje sa më të bukura ajo mban një lloj "mroklle", siç e quan vetë, që është MUST për çdo gocë Instagrami dhe TikTok-er. I duhet të lëvizë shpesh dhe për të është e rëndësishme të jetë vazhdimisht e hidratuar, kështu që një termus me vete duhet se s'bën. A ka mama që nuk mban një diçka të fëmijës në çantë? Jo, eeeee, ndaj duhet një lodër e Solenit kudo me vete. Kujdeset të mos harrojë kurrë portofolin një shtëpi pasi një influencer ka gjithmonë gjëra për të blerë. Për më tepër shihni videon e mëposhtme.
Tirana është kthyer në një ‘hub’ për transformime. Duke nisur nga artiketurura e deri te fashion, gjenden detaje nga m&eu...
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke sht...
Një tjetër eksperiencë magjike do të nis për udhëtarët duke filluar nga data 27 janar 2024. Anija më e madhe e lundrim...