"Je mami më seksi në botë", Olta Gixhari mori një letër publikisht nga Dori dhe nuk mund t'u besonte veshëve
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...
Nga Ani Jaupaj
“Çfarëdo që do të kisha zgjedhur të bëja në jetë, besoj që do ta kisha bërë shumë mire sepse, në çdo rast, do jepja gjithë veten time”-Këto janë fjalët e para që thotë njëri prej violonçelistëve të Filarmonisë së Vjenës, Edison Pashko, vetëm ca minuta pasi ka përfunduar nata e dytë e koncertit tradicional të Vitit të Ri që mbahet prej vitit 1939 në sallën e artë të Musikverein të Vjenës. Në një restorant të vogël spanjoll, në një prej rrugicave karshi operës, Edison Pashko vjen si në shtëpinë e tij. Aty është vendi ku kthehet sa herë pas koncerteve, për të pirë një gotë birrë austriake. Ai është vendi i bisedave të passhfaqjes. Natyrisht që të ftuarit mendojnë se nuk ka ç’diskutohet, pas magjisë muzikore që kanë kaluar, për më shumë se dy orë, por ja që ka. Kanë kaluar kaq shumë vite që kur Edisoni është aty sa tani s’i shmang dot shikimet për të parë se kush është ulur këtë herë në lozhë, kë ka në krah, kush është rikthyer, kush ka ardhur për herë të parë…
“Emra të rëndësishëm në krye të politikës zgjedhin të ftuarit e tyre. Një prej tyre ka qenë një herë Fatos Nano, vetëm atë kujtoj të kem parë gjatë këtyre viteve nga politikanët shqiptar në koncertin e datës 1 Janar, në Vjenë. Megjithatë, muzika nuk e njeh dallimin mes njerëzve, ajo u flet vetëm zemrave të tyre, është e vetmja formë komunikimi që mund të bashkojë këtë botë të vështirë”. Edisoni është pjesë e Orkestrës së Vjenës prej vitit 2010, ndërsa në vitin 2013 u bë pjesë e Filarmonisë së Vjenës.
Por si mbërriti Edison Pashko deri këtu?! Si u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të botës?
“Është fat, nuk është vetëm punë edhe përpjekje. Në përfshirje profesionale të këtyre përmasave padyshim që ka rol shumë të rëndësishëm fati! Sigurisht që kalon shumë e shumë filtra deri sa të mbërrish këtu, por pastaj nuk del më nëse nuk ke arritur moshën e pesnionit. Për aq sa mund të shohin të dashurit e mi në të kaluarën e të parëve të mi, unë jam i vetmi krijues i muzikës në famlije, deri tani. Nëna ime është kryesisht përgjegjëse për karrierën time; si dashamirëse e muzikës, ajo zgjodhi violonçelin për mua.”- tregon Edisoni ndërsa filtrat që u referohet, përveç profesionalizmit, përfshijnë edhe copëza nga paskuintat që njohim të gjithë, në çdo nivel artistik, në Shqipëri, Europë e përtej saj, dredhitë që hasin të gjithë! Megjithatë, në rastin konkret, si në pak të ngjashme, ç’është bërë është bërë, me të kapërcyer portën e sigurisë, nuk ka më vlerë asgjë; ke fituar përgjithnjë! “Me t’u bërë pjesë e orkestrës nuk lëviz më, dalim në pension prej këtej.”
Pashko lindi në Korçë dhe nisi të studionte violonçelon që në moshën gjashtë vjeçare, në kujdesin e Kostika Tantos e pas tij studioi me Spiro Tomen. E gjithë jeta e tij ka qenë muzikë. Në Akademinë e Arteve i vijoji studimet me Gëzim Laron dhe më pas, së pari prej një turi shfaqjesh të udhëhequra nga Zhani Ciko, që në fillim të viteve ’90, qëndroi në Austri.
“Studiova dhe u diplomova në vitin 1998 në Universitetin e Muzikës, në Graz. Pas kësaj, edhe për një vit tjetër studiova në Universitetin e Muzikës në Vjenë, dhe që prej këtij viti nisa si zëvendësues në Filarmoninë e Vienës për t’u bërë më pas anëtar i përhershëm, pak kohë më vonë.”- kjo ishte koha kur nisi karriera orkestrale e Edison Pashkos që nuk nis e përfundon vetëm me Koncertin e Vjenës, sado që për rëndësinë dhe përmasën nuk e kalon asnjë përvojë tjetër.
“Ne jemi pjesë e orkestrës shtetërore prandaj edhe aktivitetet muzikore, sipas programit vjetor, janë të shumta dhe i kapërcejnë kufinjtë e Vjenës e të Austrisë. Në terma financiar, paguhemi nga shteti por në ngjarje si koncerti i fillimvitit, sponsorizimet janë kaq të shumta sa vetëm me këtë performancë mund të jetosh për një kohë të konsiderueshme”- por nuk mund të qëndrojë me famlijen në ditët kur të gjithë janë bashkë.
Koncerti i Vjenës është në tre ditë, nis më 30 Dhjetor, në 31 Dhejtor dhe në 1 Janar është kurorëzimi i festës që sheh gjithë bota, ndërsa në rrugicat e qendrës së qytetit koncerti përcillet në kohë reale, për gjithë turistët që e kanë zgjedhur.
“Në Koncertin e Vjenës, çdo detaj është i rëndësishëm. Çdo gjë duhet të jetë saktësisht në vendin e vet për të përcjellë ndjenjën e gëzimit, përmes muzikës dhe baletit. Prandaj është e nevojshme, gjithmonë, të kemi predispozitën dhe përqëndrimin e duhur, të njëjtin, të pacënueshëm nga asnjë dhe asgjë tjetër, që shija të jetë e shkëlqyer. Për shikuesin, duket rrjedhë e zakonshme, e lehtë në sy të parë, por nuk është kështu, kështu është vetëm ajo që duhet të duket sepse nga ana jonë, përjgegjësia është kaq e madhe për të kënaqur ata që supozohet të jenë dhe janë veshët më të ‘stërvitur’ të botës. Do ta vinin re një gabim. Në publik ka zonja vieneze që e kanë parë koncertin sa herë, nuk do të humbisnin asnjë ngërç”.
Ngjarja muzikore e botës që u krijua për të gëzuar njerëzit
Origjina e Koncerit të Vienës është 31 dhjetori i 1939, në Austrinë e aneksuar atëherë nga Gjermania naziste. Organizohet një koncert i jashtëzakonshëm për të mbledhur fonde që do t’i shkonin në ndihmë luftës. Programi u bë me vals dhe polka të gëzueshme nga Johann Strauss Jr., për të ngritur moralin e njerëzve. Në vitin 1941, ajo që që atëherë u bë “Koncerti i Johann Strauss” u zhvillua në mëngjesin e ditës së parë të vitit. Kështu lindi Koncerti i Vitit të Ri që, më pas, falë transmetimit në Eurovizion në 1958, pastaj në Mondiovision, u bë ngjarja më e njohur e muzikës klasike në botë.
Sot, më shumë se 90 vende e transmetojnë në radio dhe televizion një ngjarje që tërheq më shumë se pesëdhjetë milionë shikues dhe dëgjues, duke e bërë atë programin e dytë televiziv më të ndjekur në botë.
Meloditë më të famshme
Në Koncertin e Vitit të Ri nuk ka vend për improvizim. Gjithçka është e protokolluar sipasa ritualeve që priten me padurim nga publiku, veçanërisht ato që zhvillohen gjatë garave.
Së pari, zakonisht, luhet një polka e shpejtë. Pastaj është radha e “Danubit blu” të Johann Strauss Jr., i cili ndërpritet vazhdimisht nga duartrokitjet e publikut. Pas interpretimit të valsit më të famshëm vjenez, koncerti përfundon me tinguj jo më pak të famshëm si “Radetzky March” nga Johann Strauss senior, i cili është gjithashtu subjekt i një rituali shumë të vlerësuar. Që në notat e para, dirigjenti kthehet drejt audiencës dhe i fton dëgjuesit të duartrokasin në ritmin e muzikës, duke specifikuar, me drejtimin e tij, intensitetin.
Shorteu i biletave
Çdo vit, Filarmonia e Vjenës i ofron publikut jo një, por tri koncerte për të shënuar festat e fundvitit: provën e veshjes më 30 dhjetor, koncertin e darkës së Vitit të Ri dhe më të njohurin, atë të paradites së Vitit të Ri. Këto koncerte zhvillohen në sallën e artë të Vjenës Musikverein, një nga vendet më të famshme të koncerteve në botë, i njohur për bukurinë dhe akustikën e tij. Por ky tempull i muzikës klasike mund të mbajë vetëm 2000 njerëz. Shumë pak për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për këtë ngjarje të paarritshme.
Prandaj u vendos një sistem vizatimi. Për të marrë një biletë, duhet të regjistroheni gjatë muajit shkurt në faqen e Filarmonisë së Vjenës. Zyrtarët e zgjedhur kontaktohen rreth një muaj më vonë. Sa u përket çmimeve, duhet të llogarisni midis 20 dhe 500 euro për 30 dhjetor, 25 dhe 800 euro për 31 dhe 35 dhjetor deri në më shumë se 1000 euro për koncertin e 1 Janarit. Paçi fat! J/Living
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...
Në shtëpinë e gazetares së njohur Sonila Meço, sot festohet për të voglën e tyre Amaris, e cila sot mbush plot 13 vj...