“YACHT CLUB ALBANIA” THEMELOHET NË MARINA ORIKUM/ Një hap i ri drejt zhillimit të turizmit detar dhe jetës elitare në Shqipëri
Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në M...

Rrugëtimi i Amarda Toskës në ekran ka nisur shumë herët, që kur ishte pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos për të vijuar më pas me prezantimin. Është një sipërmarrëse, mama dhe bashkëshorte e lumtur ndaj ky 40-vjetor nuk mund ta gjente më të realizuar se kaq.
Me siguri numri 40 ju habiti, e dimë, u habitëm edhe ne, ndoshta sepse e kemi parë në televizion prej vitesh e Ami nuk ka ndryshuar thuajse fare nga momenti kur u shfaq në televizion. Sigurisht që dita e sotme është vetëm e saj, por edhe e Ermali i cili i ka bërë edhe urimin e parë. Ai ka ndarë një foto të Amit në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”.
View this post on Instagram
Por, nuk e ka mbyllur me kaq. Ermali e ka surprizuar gjithashtu pa qindra të ftuarve gjatë trajnimit që po bën. Ami ka ndarë për ndjekësit e saj të buqetës, më saktë pemës me trëndafila që mori sivjet, duke shkruar se Ermali bën për të shumë se normalen.
View this post on Instagram
Amarda Toska ka lindur në Tiranë, më 5 mars 1982, në një familje gjysmë tiranase dhe gjysmë korçare. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” në kryeqytet, ndërsa studimet e mesme i ndoqi në Shkollën e Baletit. Pavarësisht se baleti ishte pasioni i saj më i madh, për të cilin ajo investoi shumë vite, Ami zgjodhi që studimet e larta t’i ndiqte për psikologji.
Në vitin 2001, Amarda bëhet pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, në televizionin Klan. Një vit më vonë u bë pjesë e prezantimit të show-t “Netë vere” në të njëjtin televizion. Megjithatë, eksperienca më e gjatë si prezantuese është viti 2003, kur Ami u bë pjesë e prezantimit të spektaklit të humorit në “Portokalli” për tri sezone. Pasi u largua nga “Portokallia” për një ndryshim në jetën artistike, Ami u bë pjesë e “Dancing with the Stars”, të cilin e ka prezantuar për tri sezone.
Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në M...
Dashi Nëse keni diçka për të thënë, thuajeni. Mos kini frikë ta thoni në një mënyrë krijuese d...
Për njerëzit me diabet, është shumë e rëndësishme të mbajnë një peshë trupore normale. Pesha normale ndi...