News / 4 Gusht 2021, 09:53

Portret familjar, Sokol Balla më në fund na prezanton me partneren dhe vajzën e tij

Portret familjar, Sokol Balla më në fund na prezanton me partneren dhe

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndjehem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur por si e thashë anoj te babai që i llastoj fëmijët”, këto ishin fjalët e moderatorit dhe gazetarit të njohur Sokol Balla në janar të 2021-shit, pikërisht në ditën që u bë babai i një vajze me emrin Brooklyn-Sayuri.

Ai është gjithashtu babi i një vajze të quajtur Bellen dhe një djali të quajtur Kolin nga martesa e tij e mëparshme.

Portret familjar, Sokol Balla më në fund na prezanton me partneren dhe

Pas lajmërimit se është bërë baba për herë të tretë Sokoli shpjegoi dhe kuptimin e emrit: “Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim ati. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi nuk më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”

Pas këtyre detajeve ai ka pozuar në një fotografi bashkë me partneren e tij dhe vajzën Brooklyn.

Portret familjar, Sokol Balla më në fund na prezanton me partneren dhe