News / 28 September 2016, 08:48

Rikthehet në ekran dyshja e humorit "Nini dhe Vini"

elvispupa

E kush nuk e mban mend dyshen karizmatike të programit humoristik “Portokalli” Nini dhe Vini? Aktorët e humorit kanë qenë ndër më të dashurit për publikun shqiptar dhe batutat e tyre ishin pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.Vështirë t’i thërrisje dy aktorët e njohur në emër  pasi ata njiheshin me emrat e personazheve thjesht si Nini dhe Vini. Pas largimit të tyre nga show i përjavshëm, të gjithë ata që ishin ndjekës të atij programi ishin të mendimit se largimi i tyre do ndikonte së spektalklin e humorit. E sot pasi kanë kaluar më shumë se 10 vite aktorët ritakohen, por këtë herë me një surprizë, aktorja e mirënjohur Olta Daku i është bashkuar “Vinit dhe Ninit” Në një foto postuar në rrjetin social Facebook aktori Elvis Pupa na shuan kureshtejn duke na bërë të ditur që kjo treshe do të shfaqet në ekran, por pa na dhënë më shumë detaje. E sigurtë që rikthimi do të jetë i fuqishëm, ndaj jemi në pritje të Elvisit, Ervinit dhe Oltës