News / 27 November 2018, 11:52

Serialet turke që u ka ndryshuar skenari në minutën e fundit për arsyet nga më të çuditshme

jzsewr

Historitë e serialeve turke mbajnë gozhduar mijëra teleshikues jo vetëm në vendin ku këto të fundit prodhohen, por edhe në shtete të ndryshme ! Shqiptarët duket se janë ndjekës besnikë të këtyre serialeve, por e sigurtë që nëse prodhimet e mëposhtme do të mbylleshin sipas skenarit fillestar, në ekran do të shihni diçka krejt ndryshe. Njihuni më poshte me serialet, skenari i të cilëve ka ndryshuar papritur!

1. “Dashuri me Qira” është seriali aq shumë i ndjekur nga të gjithë shqiptarët, por ka prapaskena që nuk i kishit menduar asnjëherë. Seria e fundit e serialit edhe pse ishte shumë e bukur dhe na gozhdoi të gjithëve përpara ekranit të 3Plus, ishte tërësisht e ndryshuar për shkak të xhelozisë së tepërt të Gupse Ozay e cila është e dashura e Baris Arduç. Ajo duke pasur një miqësi të vjetër me regjizorin e filmit e ka ndryshuar totalisht atë duke evituar dhe hequr shumë skena romantike,intime dhe puthje nga skenari i episodit të fundit.

dasliir

2. “Perla e zezë” është seriali ku luan Tolgahan Saysman dhe Hande Ercel ku kjo e fundit  ka detyruar regjisorin dhe stafin të shkurtojnë filmin dhe ta mbyllin atë më shpejtë se sa ishte paramenduar për shkak të angazhimeve të tjera të saj.

perkjmkajs

3. "Mos ma lësho dorën" është serialit ku luanin Alina Boz dhe Alp Navruz dhe do të nisë së shpejti në Jolly HD. Duket se incidentet nuk janë i ndarë sheshit të xhirimeve. Sumru Soyert theu këmbën e tij ndërsa më pas aktori Cemre Gumeli theu kockat e legenit. Gumeli qëndroi për rreth 2 javë pa lëvizur ndaj skenari ka ndryshuar pasi xhirimet nuk mund të shtyheshin.

elimi birakma premier

4. “Nusja nga Stambolli” është seriali ku luan si protagoniste Asli Enver. Në një intervistë për revistën BeStyle, Asli ka thënë se roli i Syrejasë është ai i cili i ka ndryshuar jetën. "Punoj me një staf të bukur, një staf shumë të fuqishëm. Unë dhe regjisorja e kemi ndryshuar disa herë skenarin që është shkruar në fillim, ndaj kam një lidhje akoma më të fortë me këtë rol." - është shprehur aktorja 33 vjeçare.

nusjakast