News / 28 July 2020, 15:15

Shëndet më i mirë dhe një botë pa tym, FDA: IQOS një produkt me risk të reduktuar

Shëndet më i mirë dhe një botë pa tym, FDA: IQOS

Lajmi i mirë, është që nëse deri tani ka pasur paqartësi apo mosbesim mbi ekspozimin ndaj toksikantëve të lidhur me duhanpirjen gjatë përdorimit të IQOS, FDA, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, i ka hedhur poshtë të gjitha këto. Prej disa ditësh tashmë, FDA ka autorizuar marketingun e pajisjes së duhanit me ngrohje IQOS të zhvilluar nga PMI, si një produkt duhani me risk të modifikuar (MRTP). Dhe e gjitha kjo pasi pajisja elektronike e cila ngroh, por nuk e djeg duhanin, krijon aq nxehtësi sa duhet për të çliruar nikotinën, por duke shmangur numrin e kimikateve të dëmshme, tymin, katranin, hiri apo dhe aromat e pakëndshme.

Gjatë një konference virtuale të hënën, PMI vuri në dukje se pajisja IQOS është produkti i parë dhe i vetëm elektronik i nikotinës që lejohet të marketohet përmes procesit MRTP të FDA-së.

Ndaj si rezultat i vendimit të FDA, kompania prezantoi hapat e saj të radhës si pjesë e ambicies së guximshme për të inkurajuar ata duhanpirës që përndryshe do të vazhdonin pirjen e cigareve për të kaluar në alternativa që konsiderohen më të mira, bazuar në kërkimet shkencore.

CEO i Philip Morris, Andre Calantzopoulos, vuri në dukje se vendimi i FDA bën të mundur informimin e duhanpirësve të rritur në SH.B.A se kalimi plotësisht në IQOS është një zgjedhje më e mirë sesa të vazhdoni të pini cigare. Për më tepër, studimet shkencore kanë treguar që kalimi plotësisht nga cigaret konvencionale në sistemin IQOS redukton ekspozimin e trupit ndaj kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme. 

FDA në marrjen e këtij vendimi rishikoi të gjitha provat dhe argumentet shkencore të disponueshme dhe konfirmoi që pajisja IQOS është dukshëm e ndryshme nga cigaret. Kjo është për shkak të ngrohjes dhe jo djegies së duhanit gjë që redukton ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm.

Sipas PMI tani është koha për të inkurajuar me shpejtësi duhanpirësit e rritur për të qëndruar larg cigareve, pasi alternativat e argumentuara shkencërisht si IQOS janë më të mira dhe paraqesin një mundësi të artë për shëndetin publik.

Vitin e kaluar unë pata fatin që të isha pjesë e ekipit të Philip Morris për t’u njohur më nga afër me teknologjinë më të re të duhanit pa tym, Iqos. Ishin dy vizita në dy qytete të ndryshme, njëra në Bologna për të parë nga afër fabrikën dhe për tu njohur me teknologjinë e re; dhe tjetra në Milano në Javën e Dezajnit, ku një risi teknologjike si IQOS nuk nuk mund të mungonte.

Si një dashamirëse e teknologjisë dhe e jetës së shëndetshme e përqafova menjëherë filozofinë e një jetë pa tym dhe sigurisht më pak të dëmshme për shëndetin, IQOS, e cila ka një mekanizëm që nuk lejon djegien e duhanit, por konsumin e tij nëpërmjet avullit.

Objektivat dhe strategjia që po ndjek Philip Morris janë të guximshme, por dhe e ardhmja që ofrohet nga alternativat pa tym paraqitet premtuese. /Nga Zhaklin Lekatari/