Kuzhina / 29 August 2020, 16:17

Shije shqiptare, receta më e shijshme e fërgesës me mëlçi

Shije shqiptare, receta më e shijshme e fërgesës me

Sot kemi vendosur të përgatisim një nga pjatat më të dashura për shqiptarët, të cilës vështirë t'i rezistoni. E kemi fjalën për fërgesën me mëlçi, kështu që nëse nuk keni ngrënë akoma, mos ngurroni ta provoni.

Përbërësit: 500 g mëlçi, 500 g gjizë, 2 qepë, 2 hudhra, 1 lugë miell misri, 1 spec i kuq, 1 spec djegës, 2 domate, 250 ml ujë, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Presim mëlçinë në copa dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet dhe e heqim nga tigani. Po aty skuqim qepën pasi e kemi prerë imët, presim gjithashtu specin e kuq, atë djegës dhe hudhrën. Pasi skuqet qepa dhe speci, shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit. Më pas shtojmë domatet e grira dhe ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura, gjithashtu e aromatizojmë me hudhra të copëtuara dhe spec djegës. Të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë.