Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
Kolagjeni është shndërruar në një nga suplementet më të përdorura për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve...

Sa herë keni mbajtur teshtimën në publik prej sikletit apo vështrimeve të të tjerëve? Kur të mësoni rastin e një 34 vjeçari anglez raportuar nga CNN jo vetëm që nuk do e mbani më teshtimën, por do të përpiqeni të teshtini sa më lirshëm, pa e vrarë mendjen nëse ju shohin të tjerët apo jo.
Jen Christensen një 34 vjeçar përfundoi në urgjencë pas një përvoje traumatike, ndërsa përpiqej të mbante teshtimën. Duke mbajtur hundët e zëna dhe gojën e mbyllur, presioni i teshtimës u shpërnda në të qindën e sekondës në të gjithë pjesën e kokës duke përfshirë dhe qafën. Qafa e tij filloi të fryhej dhe kishte probleme në të folur dhe vështirësi në gëlltitje. Iu deshën thuajse shtatë ditë në spital që 34 vjeçari të merrte veten plotësisht!
Muskujt midis brinjëve dhe diafragmës, kontraktohen sa herë që diçka i ngacmon dhe përmes presionit (teshtimës) çdo gjë e huaj “dëbohet” përmes hundës. Ky është një refleks automatik, dhe kryesisht i pakontrollueshëm, i cili është projektuar për të mbajtur rrugët e frymëmarrjes të hapura.
Në varësi të kapacitetit të mushkërive dhe madhësisë së hundës tuaj, shpejtësia e teshtimës arrin nga 160 deri në 800 km në orë. Mbajtja e hundës mbyllur ose mbyllja e gojës, do të thotë se i gjithë ky presion shpërndahet duke shkaktuar jo pak probleme. Praa shëndet !!!
Kolagjeni është shndërruar në një nga suplementet më të përdorura për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve...
Me ndryshimin e stinëve, ndryshojnë edhe nevojat e lëkurës. Vera, me temperaturat e larta, ekspozimin më të madh ndaj diellit dhe ...
Nëse ka manaferra, luleshtrydhe apo boronica në tryezë, fëmijët zakonisht i konsumojnë me kënaqësi. Këto fr...