Shtepia / 27 Korrik 2023, 08:15

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për arredimin e shtëpisë tuaj në 'Qeeboo', aty ku stili dhe cilësia bëhen një

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për

E shikoni këtë abazhur të vogël në formë arushi? A nuk ju duket paksa i llastuar apo lozonjar? Po kjo gjirafa e gjatë që po mban abazhurin… a nuk ju çudit forca e dhëmbëve të saj? Të mos flasim pastaj për lepurushët ndriçues… Kurse ky poltroni i vogël të tregon se çfarë të bësh, sikur ti nuk e di që duhet të ulesh aty. Këto qershitë e mëdha abazhur, në cilën dhomë të shtëpisë e kanë vendin? Apo do t’i përdorim për ambientet e zyrës që njerëzit të mahniten sapo t’i shohin?
Kjo është marka 'Qeeboo', një nga markat më interesante të arredimit të viteve të fundit, e cila sapo ka mbërritur nga Italia në dyqanin Glamour Home, Galeria ETC.

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për

Çfarë janë këto abazhurë dhe çfarë i bën kaq të veçantë?

Objektet e 'Qeeboo' janë krijuar për të sjellë në jetë imagjinatën tonë dhe shprehin gjendje mendore, emocionale, shpirtërore ku secili prej tyre tregon miliona histori. Objektet janë krijuar në bashkëpunim me disa nga dizajnerat më të njohur në botë, të cilët së bashku kanë arritur të ndërthurin personalitetet dhe stilet e tyre unike në një mënyrë kaq të veçantë, argëtuese dhe narrative.

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për

Qeeboo propozon për blerësin e shijeve të veçanta aksesorë për zbukurimin e ambienteve si abazhurë, karrige dhe tavolina që mbajnë mbi supe vlera të larta artistike, kuptimore dhe mesazhe të rëndësishme, elementë këto që e bëjnë fjalën “aksesor” kaq të vakët dhe të pavend krahasuar me rëndësinë dhe artin që gjendet në secilin abazhur, karrige apo tavolinë Qeeboo.

Nëse deri tani keni parë brande dhe koleksione ku të gjithë elementët transmetojnë një mesazh kryesor në formë lineare, Qeeboo vjen me një trajtim të ri të konceptit “brand”, ku secili krijim i markës jo vetëm që ka diçka të rëndësishme për të thënë, por i serviret admiruesit të së bukurës dhe blerësit potecial si një libër i hapur për t’u interpretuar. Admiruesit e këtyre objekteve arreduese nuk janë më thjesht spektatorë pasivë por transformohen në analistë dhe opinionistë për mesazhin që po transmeton objekti. Objektet e nxisin blerësin të thotë diçka për to, atij i duhet të analizojë veprën që ka përballë dhe të dalë në një konkluzion mbi të.

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për

Këtyre objekteve nuk u ikën dot me një të hedhur të syve. Ato të magjepsin sapo i sheh, ti shtangesh dhe e gjen veten përballë një gjaegjëze që duhet se s’bën t’i japësh një përkufizim për atë çfarë po ndjen, imagjinon dhe përjeton… kaq i fortë është ndikimi që ato kanë në mendjen tënde.

Ambientet e dyqanit Glamour Home janë kthyer në një copëz bote imagjinare me produktet e Qeeboo, dhe markave të tjera premium dhe elitare si Enzo De Gasperi, Easy Life, Green Pan, etj, që vijnë ekskluzivisht për herë të parë në vendin tonë.
Në dyqan do të gjeni shumëllojshmëri produktesh që nuk kanë të numëruar, mjafton që idetë e arredimit të ambienteve tuaji t'i vendosni në zbatim dhe çdo gjë do e gjeni aty.

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për
Ky koncept i ri nga Qeeboo vjen në një periudhë kur vijat ndarëse midis hapësirave personale dhe profesionale po shkrihen dhe kjo markë e reflekton qartë këtë fenomen me sportivitetin që propozon në arredim të çdo ambienti.
Qeebo jo vetëm për të bukurën, por një rëndësi të veçantë i kushton edhe shëndetit tuaj.
Ai prodhon me materialet dhe standartet më të larta në treg dhe si qëllim ka të prodhojë gjithmonë objekte të sofistikuara të cilat janë të mbrojtura ndaj agjentëve atmosferikë. Marka përdor gjithashtu teknologji të reja në prodhim si GAIM e cila përdor derdhjen e materialit plastik të asistuar nga gazi për dhënien e formës perfekte të objekteve, metodë që gjithashtu ndihmon në ruajten e sipërfaqes së materialit, duke krijuar kështu produkte të cilësisë premium. Një tjetër teknologji është derdhja rrotulluese e lëndës së parë e cila përdoret për realizimin e objekteve të mëdha si në rastin e gjirafës abazhur .

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për
Sa herë që t’i shikosh, ato të tërheqin vëmendjen ose të paktën të vënë buzën në gaz. Abazhurët në formë lepurushi apo arushi të vogël, i ulur në mënyrë lozonjare me kokën e tij në formë llambe, do të duken aq bukur në këndin e dhomës tuaj, që do e transformojë atë në një vend modern, magjik dhe imagjinar. Qershia e madhe abazhur është një copëz imagjinate e materializuar në ambientet e shtëpisë, restoranteve apo hoteleve tuaja.

Qeeboo është një risi në tregun shqiptar dhe e gjeni ekskluzivisht vetëm në dyqanin Glamour Home. Aktualisht, në dyqan do të gjeni shumë produkte nga koleksioni i vitit 2023 si abazhurë, karrige, tavolina dhe aksesorë dekurues. Glamour Home ndodhet në Galeria ETC, në hollin kryesor të qendrës.

Një abazhur gjirafë, qershi, apo... Frymëzohuni për