Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...

Shpesh gruaja mund të ngatërojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzënisë. Dhe për të qartësuar më mirë idetë, një vajzë a grua duhet të dijë se simptomat premenstruale: shfaqen 7-10 ditë para ardhjes së ciklit menstrual. Por cilat janë konkretisht shenjat që shfaqen?
Gruaja mund të ndiejë: Dhimbje dhe fryrje gjoksi si edhe dhimbje koke apo vështirësi në të përqëndruar; Nevojë për gjumë; Rritje në peshë si edhe fryrje në fund të barkut; Diarre, të vjella, konstipacion;
Ulje të nivelit të urinimit; Gjendje depresive shoqëruar me kriza të qarash apo ndjesi demotivimi; Gjendje e irrituar si edhe luhatje humori; Rritje e dëshirës për ndonjë ushqim të caktuar (për shembull çokollatë)
Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit të Fëmijës,8 shenjat zakonshme të shëndetësisë janë:
1. Vonesa e menstruacioneve
2. Rrjedhjet e vogla te gjakut
3. Rritet ndjeshmëria e gjoksit
4. Theksohet edhe më shumë areola (pjesa e errët e gjoksit)/ Ngjyra kafe e areoles dhe thithave të gjoksit bëhet edhe më e errët për shkak të rritjes së hormoneve si dhe të rritjes së qarkullimit të gjakut.
5. Rritet ndjeshmëria ndaj aromave
6. Bark i fortë dhe i fryrë
7.Tension në fund të barkut/ Kjo ndodh në fillimet e një shtatzënie pasi uterusi rritet, qarkullimi i gjakut gjithashtu, duke bërë që të shtohen enë të reja gjaku. Rritet kështu tensioni në fund të barkut. Mund të paraqitet edhe dhimbje tek mesi (ijet), pasi ndryshimet hormonale bëjnë qe ligamentet të zgjaten për të përgatitur trupin ti përshtatet rritjes të barkut.
8. Urinim i shpeshtë/BURIMI ''PËR NËNAT"
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...
PESHORJA Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës hedh dritë mbi marrëdhëniet tuaja. Nëse ka pasur ndonj&eum...