Për të gjithë ju që nuk e ndoqët, çfarë ndodhi mbrëmë në Ferma Vip3! Kush u shpall finalistja e parë
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...

Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Abazaj
Baguette, ose siç e njohim në shqip bageta është një bukë tradicionale që daton nga koha e Revolucionit Francez. Një prej kërkesave të kësaj lëvizjeje historike ishte që të gjithëve duhej t'u sigurohej buka e përditshme, dhe që të mos kishte më bukë të bardhë gruri për të pasurit dhe bukë thekre për të varfrit. Që prej asaj kohe, bageta ka qenë buka e barazisë. Në qoftë se nuk e keni provuar akoma, Linda Fishta ka recetën e duhur për bagetën ideale.
Përbërësit: 450 g miell tip “0” ose miell për bukë dhe pizza, 1 bustinë me maja birre të thatë (kokrriza), 250 ml ujë + 3 lugë ujë të vakët, 1 lugë e vogël me kripë të imët, 1 lugë e vogël kripë kokërrmadhe, piper i zi dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Në një tas të madh ose në makinën e bukës, hedhim majanë dhe 3 lugë ujë të vakët dhe e përziejmë me lugë derisa të tretet. Shtojmë më pas miellin, ujin dhe në fund kripën e imët. I përziejmë fillimisht në tas dhe më pas e punojmë brumin me dorë në tavolinë për rreth 10 minuta (me
makinën e bukës mjaftojnë 4 minuta). E ndajmë brumin në 12 topa dhe u japim formë të zgjatur bagetave, i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje, duke lënë 4 cm distancë midis tyre. I mbulojmë me plastmasë kuzhine të lyer me pak vaj ulliri dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta. Pas kësaj kohe, heqim plastmasën, i lyejmë me vaj ulliri, i spërkatim sipër me kripë kokërrmadhe dhe piper, dhe i vëmë të piqen për 15 minuta në furrë në temperaturën 200°C (e ndezim furrën 15 minuta më parë) ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.
Puntata e mbrëmshme e Ferma Vip3 ishte e mbushur plot emocione dhe surpriza. Sfida dhe finalizime. Mimoza Ahmeti është shpallur zyrtarisht...
Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, hematolog Është shpesh e vështirë t’u shpjegohet pacientëve se “gjaku qarkullues nuk infektohet...
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...