Mirëqenie / 10 Dhjetor 2019, 14:30

Si të përgatisni në shtëpi lëngun e aloe verës; Pija me veti të fuqishme shëruese që rekomandohet nga vetë mjekët

Si të përgatisni në shtëpi lëngun e aloe verës;

Xheli i aloe verës njihet ndër shekuj për vetitë e tij shëruese, por dekadat e fundit, nutricionistët kanë këshilluar gjithashtu konsumin në trajtë lëngu. Lëngu i aloe vera përgatitet duke përdorur gjethet e bimës duke i shtrydhur të gjitha. Pas hapave të ndryshëm të filtrimit, lëngu mund të konsumohet për vlerat e tij ushqyese të përqendruara. Ndonëse era e bimës së Aloe verës mund të jetë pak e fortë, lëngu është mjaft i butë në shije e kjo është arsyeja pse kohët e fundit është bërë e njohur si një pije dietike.

Përfitimet shëndetësore të lëngut Aloe Vera:

Konsumi i rregullt i lëngut të aloe verës  mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak. Fibra e tretshme B-sitosterol është treguar se shkrin molekulat e kolesterolit dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre jashtë trupit. Duke rritur qarkullimin e gjakut, lëngu i Aloe vera mund të zvogëlojë sasinë e kolesterolit në gjakun tuaj dhe të parandalojë koagulimin e tij. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për njerëzit me diabet, arteriosklerozë ose probleme të tjera që lidhen me zemrën.

Shëndeti i mëlçisë

Kur bëhet fjalë për detoksikimin, para së gjithash duhet të dini se këtë proces “nxjerrjen e helmeve” jashtë trupit e bën mëlçia, ndaj me detoks ne nënkuptojmë ‘pastrimin’ e mëlçisë. (sepse në të vërtetë nuk janë lëngjet që ne pime, ato që pastrojnë trupin) Lëngu i aloe vera është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme. Kjo për shkak se mëlçia funksionon më së miri kur trupi juaj hidratohet dhe ushqehet në mënyrën e duhur. Lëngu i aloe vera është i përsosur për mëlçinë sepse është i pasur me fitonutrientë dhe është hidratues.

Lëngu i aloe vera falë vetive anti-mikrobike dhe anti-inflamatore  ndihmon gjithashtu në trajtimin e problemeve të shëndetit oral sepse nuk është as i sheqerosur dhe as acid. Gjithashtu, lëngu i Aloe vera dihet se ndihmon në trajtimin e ulçerave të gojës. Thjesht duhet të aplikoni lëngun apo xhelin përreth në gojë për 1-2 minuta.

Si të përgatisni në shtëpi lëngun e aloe verës;

Receta e lëngut Aloe Vera të përgatitur në shtëpi:

3 gota Uji

1 copë aloe vera (e madhe)

Përgatitja:

1. Pritini 1 gjethe të mëdha nga bima juaj e aloes.

2. Hiqni shtresën e jashtme me gjemba të gjetheve duke përdorur një thikë.

3.Me ndihmën e një luge merrni të githë xhelin e brendshëm të bimës, por mos merrni lëngun qumështor që mund të dalë nga bima pasi ka veti të forta laksative.

4. Vendoseni xhelin në një tas të vogël dhe nga ajo merrni 2 lugë gjelle xhel aloe.

5. Shtoni ujë dhe përziejeni me blender për të paktën 3-5 minuta.

6. Hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni.

Shënime:

Ju mund të shtoni xhenxhefil ose limon për t’i shtuar shije.

Ju mund ta holloni këtë lëng me ujë ose lëngje të tjera për të përmirësuar shijen e tij. Ose mund ta konsumoni në gjendjen e tij natyrore, por të jeni të vetëdijshëm për efektin e tij laksativ.