Baci Milano, detajet që bëjnë diferencën në çdo hapësirë të ambientit tuaj
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...

Suada Sherifi është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, në të vërtetë ajo do të bëhej shumë shpejt e njohur për publikun pikërisht falë bukurisë duke u kurorëzuar si Miss Albania 2005. Më pas ajo do të vijonte karrierën e saj mes modelingut, prezantimit, sportit, për t'iu përkushtuar kohët e fundit vajzës së saj Deizit dhe biznesit më të ri. E ndërsa kanë kaluar thuajse 12 vjet, Suada Sherifi ka treguar për herë të parë arsyen përse nuk përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe pas marrjes së kurorës si Miss Albania 2005. Në një intervistë për Eni Shehun në edicionin veror të ABC News, Suada pranoi se asokohe mori një propozim të pazakontë nga fotografi i njohur Fadil Berisha për të zvogëluar hundën, ndryshe nuk do të konsiderohej kanidate e denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Ajo nuk pranoi, madje tha se u ndje e ofenduar nga ky propozim absurd dhe ndihet krenare me format e saj dhe me veten që nuk ra pjesë e këtij tundimi.
Kur bëhet fjalë për cilësi dhe elegancë, Glamour Home di se si t'i kombinojë mirë këto elemente, kjo falë vë...
Më 15 qershor, “Ferma Vip 3” do të mbyllë dyert e një tjetër edicioni të suksesshëm, ndërsa prime i kës...
Nën atmosferën magjepsëse të perëndimit mbi Gjirin e Vlorës dhe mes elegancës së jahteve të ankoruara në M...