Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...

Fotoja ilustruese/ Receta nga Linda Fishta
PËRBËRËSIT:
2-3 lugë vaj ulliri
70 g gjalpë
80 g miell
1 thelb hudhër
½ qepë e grirë imët
1 karotë e vogël e prerë në kubikë
1/2 spec i kuq i prerë imët
1 degë e vogël selino e grirë imët
200 g bizele kokërr të ngrira
1 copë mish pule e zier, e prerë në copa të vogla
500 ml lëng pule
750 ml qumësht
lëng limoni i freskët kripë, pak hudhër pluhur, piper i zi, pak trumzë
PËRGATITJA:
1Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, por jo të marrë ngjyrë, shtojmë karotat, selinon dhe specin dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë gjalpin dhe kur ky të tretet shtojmë edhe miellin, të cilin e
skuqim duke e përzier për 1 minutë.
2Shtojmë lëngun e pulës dhe kur të jetë përzier me miellin shtojmë qumështin. Shtojmë kripë, erzat, bizelet dhe mishin e pulës në kubikë. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të shohim që lëngu është trashur dhe bizelet e karotat janë zbutur. E rregullojmë për kripë e piper, pak lëng limoni dhe e shërbejmë me feta buke të thekura më parë në furrë ose të skuqura në tigan me pak vaj ulliri.
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, duke u cil&eu...