Kuzhina / 7 December 2013, 13:46

Tavë kosi

Përbërësit për këtë recetë tradicionale:
  • 1/2 kg mish qingji,
  • 2 lugë gjalpë,
  • 2 vezë,
  • 2 lugë miell,
  • 3 gota kos,
  • 1-2 lugë oriz,
  • kripë.

Përgatitja:

Mishin e qingjit me copa e vemë në një tavë me gjalpin dhe e fusim në furrë. Herë pas here i shtojmë pak ujë që të mos thahet. Pasi piqet e heqim nga furra. Ndërkohë kaurdisim miellin që të zverdhet por jo të skuqet dhe i shtojmë lëngun e mishit të holluar me ujë e më pas orizi dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të krijohet një salcë pak e trashë. E heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet, i shtojmë kosin, vezët dhe kripën. E hedhim në tavë sipër copave të mishit dhe e fusim në furrë të nxehtë në 220° derisa të krijojë sipër një cipë të kuqerremtë.