10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit me klas dhe inteligjantë
Klasa dhe inteligjenca nuk shfaqen gjithmonë në mënyra të dukshme. Disa nga njerëzit më të menduar dhe të sofistikuar k...

Kumbullat jeshile, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit. Ato nisin që në muajin prill për të vijuar deri në korrik. Në fëmijëri, i kemi shoqëruar gjithnjë me kripë, kur ishin në fazën fillestare të piekjes por sot, kumbullat jeshile që i quajmë ndryshe shahine, i gjejmë të përdorshme në mjaft pjata e gatime mishi. Bashkë me qepën e perime të tjera, kumbulla jep athësinë e duhur për të plotësuar shijen. Mirëpo, përveçse e shijshme, edhe ajo ka vetitë e vlerat e saj ushqyese.
Së pari përmirëson sistemin tretës dhe forcon sistemin imunitar. I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
Kumbullat jeshile pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave. Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë.
Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.
Klasa dhe inteligjenca nuk shfaqen gjithmonë në mënyra të dukshme. Disa nga njerëzit më të menduar dhe të sofistikuar k...
Midis vapës, zyrave me ajër të kondicionuar dhe ditëve të ngarkuara, vija ndarëse midis etjes dhe dehidratimit bëhet e paqart...
DashiDo të keni një pamje të mirë të asaj që aftësitë tuaja psikike mund të bëjnë për ju në ve...